Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e së mërkurës së ka prangosur dy persona për skandalin e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i denoncuar nga Fiks Fare që prej të hënës.
Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e kryeqytetit thuhet se specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasve Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish laborant në U.B Tiranë.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Chanel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë rryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve”, thotë policia.
Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.