Antonio Cassano njihet për batutat dhe deklaratat e tij pikante. Por ish-futbollisti i Romës krahas batutës së tij të radhës duket se po e merr seriozisht koronavirusin.
Duke komunikuar me fansat nëpërmjet një lidhjeje direkte në “Instagram”, Cassano ka një mesazh për të gjithë njerëzit.
“Nëse vazhdoni të dilni jashtë, do të dalim në vitin 2040 nga karantina. Dy javë më parë mendoja se ky virus ishte diçka sipërfaqësore, por duhet të kemi frikë prej tij. Qëndroni në shtëpi, shihni filma dhe bëni fëmijë”. – tha 37-vjeçari ndër të tjera.