• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

PANIK? Jo, është reagim i përgjegjshëm ndaj një krize

20:24 : 16/03/2020
në NDRYSHE

Nga Simon Wessely

Shumëçka mund të ndodhë brenda një kohe të shkurtër. Kur fillova të shkruaj këtë pjesë fundjavën e kaluar, gruaja ime ishte në Amerikë, kufijtë e së cilës ishin të hapur. Mezi prisja të shikoja ekipin e futbollit që mbështes, Chelsea, të luante kundër Aston Villa. Një javë më vonë, i gjithë futbolli është mbyllur, dhe ka të ngjarë që të gjitha aktivitetet publike në shkallë të gjerë të ndalohen. SHBA është e mbyllur për të gjithë. Gruaja ime tani është në Britani të Madhe, por ajo u testua pozitive për Covid-19. Për fat të mirë, ajo është shëruar shpejt dhe unë jam mirë. Por këshillat që mora si kontakt më kanë ndryshuar jetën në mënyrë dramatike. Në fillim të javës, do të më duhej të izolohesha për 14 ditë. Tani, nuk ka kufizim për mua nëse nuk shfaq simptoma. A nuk është konfuzion?

Ndërsa këtë javë shumë gjëra për mua janë bërë personale, interesi im për këshilla në këtë situatë është profesional. Unë jam një nga shumë shkencëtarë të thirrur për të dhënë këshilla për qeverinë në kohë si këto. Kur kolegët e mi dhe unë flasim me ata që janë përgjegjës për komunikim me publikun, ne fillojmë me tre parime themelore: mos jepni garanci para kohe; mos u thoni njerëzve të mos kenë panik; merrni doktorë dhe shkencëtarë në televizion sa më shumë të jetë e mundur.

Zakonisht zyrtarët pyesin se çfarë është e gabuar nëse u thuhet njerëzve të mos frikësohen. Së pari, ata që tashmë janë në panik nuk ka të ngjarë të të dëgjojnë. Së dyti, ata që nuk janë do të fillojnë të pyesin pse u dashka të mos frikësohem. Por, më e rëndësishmja, ne e dimë se gjatë emergjencave shumica e njerëzve nuk janë në panik për shumicën e kohës.

Për shembull, evakuimi i Qendrës Botërore të Tregtisë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndodhi pothuajse tërësisht pa ndihmën e shërbimeve të urgjencës, ose “përgjegjësve të parë”, kjo dihet tashmë. Reagimet e vërteta të para – ata që janë tashmë në grupe – erdhën në mënyrë të qetë dhe të organizuar nga vetë njerëzit, duke ndihmuar njëri-tjetrin të largohej.

Lexo edhe:

No Content Available

Paniku i vërtetë, ose çorganizimi i sjelljes kolektive, zakonisht ndodh vetëm në dy rrethana. E para është kur njerëzit kanë frikë se janë në një situatë të rrezikshme, por nuk shohin rrugëdalje. Një zjarr në një klub nate ku janë bllokuar daljet është një shembull klasik. Tjetra është kur njerëzit e perceptojnë se iu mohohet një trajtim për të shpëtuar jetën, veçanërisht për shkak të çorganizimit zyrtar.

Po në lidhje me blerjet e panikut – me gjithë ato rafte të supermarketeve bosh? Jemi të paralajmëruar të përgatisim veten për të kaluar dy javë në izolim të vetëimponuar. Sigurimi i nevojave nuk është panik; është një përgjigje racionale dhe e duhur. Unë vetë kam blerë mjaft letra ushqime, ushqim për qenin dhe verë të kuqe. Raportet për shqetësimet e popullatës në Milano u zhdukën sapo filloi të sigurohej zinxhiri i furnizimit. Ajo që bie në sy në mbylljen e Italisë është qetësia që duket se përhapet në rrugë dhe jo tensioni.

Ne e dimë që ndërsa njerëzit fillojnë të vlerësojnë peshën e një situate, nivelet e ankthit rritet, por gjithashtu edhe pajtueshmëria me udhëzimet për masat mbrojtëse. Sondazhi i publikut britanik për momentin tregon një rritje të ankthit, por edhe në raportimin e sjelljeve parandaluese, siç është shmangia e shtrëngimeve të dorës.

Nuk duhet të harrojmë se edhe historianët tërheqin vëmendjen për aftësinë e epidemive globale për të shkaktuar shqetësime serioze civile, duke shkuar aq larg deri në lashtësi. Kohët e fundit, Laura Spinney përshkruan kaosin që përfshiu Rio de Janeiron në pandeminë e gripit të 1918.

Sëmundja qe shkatërruese. Shërbimet sanitare, spitalet dhe furnizimi me ushqime dështuan. Kufomat mbetën rrugëve. Ata që nuk kishin vdekur nga infeksioni filluan të vdisnin urie. Rendi publik u prish, njerëzit dolën në rrugë dhe plaçkitën. Por a ishte ky panik apo zemërim i justifikuar kundër autoriteteve që kishin lejuar që sistemi mjekësor të përkeqësohej? Çrregullim qytetar ishte padyshim, por jo sjellje joracionale apo pa kuptim.

Është koha që ta harrojmë fjalën panik në këto rrethana, duke e zëvendësuar atë veçanërisht me një gjendje shqetësimi ekstrem. Portretizimi i përgjigjeve natyrore të publikut si panik mund të bëjë që politikëbërësit të harrojnë që njerëzit duhet të kontrollohen për mirëqenien e tyre, ose që të fshehin informacionin.

Kur njerëzit janë panik, zakonisht dikush është fajtor. Por nuk është gjithçka e keqe. Siç tregon Samuel Cohn në “Epidemitë: Urrejtja dhe dhembshuria nga Murtaja e Athinës deri tek AIDS”, urrejtja, dhuna dhe madje vrasjet po ashtu edhe epidemitë mund të sjellin solidaritet shoqëror. Tashmë ne po e shohim diçka të tillë në këtë krizë aktuale.

Sjellja altruiste është gjithashtu një motiv i spikatur për ata që tani po izolohen. Thirrjet publike për të mbrojtur të tjerët, veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët, janë shumë më efektive në bindjen e njerëzve për të bashkëpunuar, sesa fuqia shtrënguese e shtetit. Le të shpresojmë që të shohim që #coronaheroes do të fitojnë në javët e vështira që na presin. /Financial Time

*Autori është drejtor i Njësisë Kërkimore për Mbrojtjen e Shëndetit dhe Reagimin për Emergjencat në King’s College, Londër.

Etiketa: Jondaj një krizereagim i përgjegjshëm

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

 Prapaskena, shkencëtarët amerikanë në garën për vaksinën COVID-19

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com