• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Jo të gjithë studiojmë në Francë zonja Ministre…

20:19 : 06/09/2016
në OP-ED

Nga Anila Basha

Vetëm ditën e sotme mbi 10 djem e vajza të reja të maturave të Tiranës, trokitën në derën e redaksisë Newsbomb.al, për t’u ankuar se ishin me mesatare shumë të mirë e nuk kishin fituar shkollën e lartë. Nuk dinin çfarë të bënin.

E di Lindita, si m’u dukën? Si minj, që i kemi futur në kafaz, e sillen e përdridhen me njëri tjetrin. Larg mendsh të mendoja se i kemi vënë gazin… Jo, ata ngatërroheshin me këmbët e tyre dhe sërish nuk zgjidhnin asgjë por vetëm pengoheshin.

Tani të vijmë te problemi. Këta nxënës shumë të mirë, si përfundim, nuk kanë fituar studimet e larta ku duan, dhe as nuk e dinë sesi llogariten pikët e tyre. Në këtë logjikë, fillova të mendoja të bëj një shkrim të pavend, për të sqaruar procedurën. Dhe fillova të pyes ekspertë të arsimit të lartë, të më tregonin pse kështu, e pse ashtu.

U ndesha në terma dhe shprehje, që zor se po i kuptoja unë që jam në këtë detyrë prej 20 vjetësh, vajmedet t’i kuptonin ata maturantët që duan të kryejnë studime të avancuara.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

Dmth unë vetë nuk isha në gjendje të kuptoja se ligji për arsimin e lartë hyri në fuqi pa shfuqizuar normat e maturës shtetërore, ose më saktë, pa dakortësuar pritshmëritë që t’i kaloje nga një sistem, në tjetër, pa dispozita tranzitore të ligjit.

Duke folur me ekspertë, zbulova se për të zhbllokuar ngërçin, ndoshta s’duhej përdorur mesatarja e Ponderuar, apo s’duhej përdorur mesatarja e thjeshtë. Ata vërtet kanë hyrë me mesatare të ponderuar , por keqorientimi dhe handikapi ligjor i penalizoi.  Që do të thotë, për ato lëndët me zgjedhje maturantët duhet të kishin menduar që në vitin e parë të gjimnazit, dhe jo në të tretin…

Këto janë fjalë, po nejse. Zbulova gjithashtu, që ligjit të ri i mungojnë aktet nënligjore. Ndërsa universitetet, sipas ligjit të ri, kanë përzgjedhur kriteret sesi i duan nxënësit e tyre. Të drejtë kanë deri diku, Universitetet. Fajin e ka ministria. Eshtë njëlloj si të vish te redaksia ime, dhe të kërkosh “ajkën” e gazetarëve, dhe jo ata gazetarë “low cost” që mund t’i përdorësh për gjithçka. Sepse këtu te ne, arsimi nuk është më shtetëror e privat. Eshtë publik dhe jopublik.

Por një  pyetje për Universitetet dhe Rektorët: Pse nuk bëni transparencën e përzgjedhjes së rankimit të studentëve? A i keni njohur programet, përpara se të bëni kalkulimet e tyre. Si i trajtoni ju këta maturantë, sikur janë domate e kastraveca që i merrni në rrugë, në trotuar? Dhe një pyetje rektorit të mjeksisë: Çfarë t’i them këtij nxënësi nga Tepelena, që qante me lot në zyrën time, dhe që dy ditë më parë bëri check in dhe rezultonte 73/75 në stomatologji, por ditën e djeshme universiteti shpalli ca lista ku ai kod nuk ishte fitues? A ka mundësi t’i japim këtij fëmije një përgjigje?

Eh sa kleçka keni futur e nuk keni futur në ligj. Po mirë e bëni, se duron ky popull.

Halli ishte ç’tu thosha këtyre nxënësve me 10-ta që vinin  nga “Sami Frashëri” dhe nuk e gjenin veten te nxënësit fitues të shkollës së lartë.

Po transparenca? Zero….Zero me bisht madje. Nuk mund të fillonte aplikimi i këtij ligji menjëherë pas miratimit të tij. Që do të thotë, se që në vitin e parë gjimnaz, duhet të orientoje kalamanjtë, e tu thoshte dikush, se ky është sistemi, e këto janë pikët…Jo tak-fak…U çorientuam ne, jo fëmijët e gjorë.

Nuk di nga ta nis e nga ta bitis sesi u katandis kjo maturë 2016. I ke dhënë një kosto për zgjedhje Edi Ramës, që nuk di ç’të të them, nuk di sesa vota do humbë. Se te fëmija, s’t’a fal as i yti atë që ke bërë.

Tani, edhe pse kam bërë kët analizë, dhe mendoj se deri diku kuptova mekanizmin, mund të të them se është bërë një mish mash, a një lëmsh e li, që zot e di se ku do dalë. Mjafton Linditë, të hapësh ”Facebook”, dhe të shohësh me dhjetëra, e me qindra komente dëshpëruese të maturantëve…lot, qarje…sharje…Mirë është të flesh rehat pa i lexuar.

Dhe në fund, dy fjalë për PD: Boll qatë me lot korkodili në konferenca për shtyp për këtë gjendje. Ju jeni po aq përgjegjës sa edhe këta me mosreagimin tuaj. Kishit mundësi, kohë, kapacitete që ligjin ta çonit në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e bëtë. Ajo që mundësuat ju që po bëni politikë, është fakti se këta fëmijë s’do shkojnë te publiku, por tek privati. Dhe mos bëni sikur nuk donit, apo nuk dinit.

Sa për ministrinë, mirë është askush mos t’i bjerë telefonit për këto mendime. Sepse vlera e këtyre fëmijëve që qanin përballë tavolinës së zyrës time, është 100-fish më e madhe sesa vlera e vajzës së ministres që studion në Francë sikurse na e njoftoi po ajo vetë në një konferencë për shtyp. Fundja, s’jemi të gjithë aq të pasur, zonja Ministre…

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Flakët përfshijnë trenin në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com