Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka zgjedhur që vetëizolimin ta kalojë duke shkëmbyer biseda në distancë mes miqsh. Në një chat, pjesë e të cilit ishin katër miq, Greg Rama ka ndarë bisedën me dy mikeshat dhe mikun e tij.
“Harmoni e plotë”,– shkruan bashkëngjitur fotos miku i djalit të kryeministrit, ndërsa në sfond duket edhe Greg Rama, i qeshur dhe komod.
Me sa duket kjo periudhë izolimi në shtëpi, po kalohet këndshëm nga djali i kryeministrit, që ka zgjedhur të kalojë kohën me miqtë e ngushtë, duke respektuar distancën, një rregull i domosdoshëm në këtë periudhë të vështirë për Shqipërinë, ku koronavirusi ka vënë në alarm të gjithë vendin.