Kampionati Europian i futbollit që është parashikuar të nisë në qershor me shumë mundësi do të ndërpritet për shkak të koronavirusit. UEFA deri më tani ka lënë të nënkuptohet se gjithçka do të do të shkojë pas programit por së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kontaktuar vetë instuticionin më të madh të futbollit në europë.
OBSH i ka kërkuar UEFA-s për marrjen e masave deri në anulimin e kompeticionit, që do të ishte hera e parë në histori, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që prej kohës që ka nisur në vitin 1960.
Ky tani është problem i shtuar për presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin, që tani ndeshet edhe me kërkesat e disa klubeve për anulimin e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve dhe Europa League.