• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre faktet/ Ja ku ka dështuar qeveria e Edi Ramës me koronavirusin

15:57 : 11/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga BoldNews.al

Ndërkohë që në Shqipëri u shënua humbja e parë e jetës nga koronavirusi, një e moshuar nga Durrësi që kishte kryer një vizitë pak javë më parë në Itali, të dhënat publike dhe zyrtare dëshmojnë se autoritetet shqiptare kanë dështuar në marrjen e masave parandaluese, pavarësisht shfaqjeve të shumta propagandistike qeveritare dhe institucionale.

Deri në momentin e këtij shkrimi, shifrat zyrtare tregojnë se, deri më tani janë 12 persona të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që 104 të tjerë janë në vetë-karantinë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje të vazhdueshme për qytetarët, duke listuar masat paraprake dhe parandaluese për përhapjen e virusit.

Por, ndërkohë që thirrjet publike po shoqërohen me masa kufizuese vijojnë progresionin rritës, disa fakte dëshmojnë se autoritetet shqiptare kanë dështuar në menaxhimin e situatës.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Dështimi 1, Kontrollet kufitare
Shqipëria është një ndër vendet e fundit në radhë, që ka shënuar raste të të prekurve me koronavirus.

Duke filluar nga java e parë e Shkurtit, autoritetet shqiptare e kuptuan se virusi i rrezikshëm mund të mbërrinte në vendin tonë, përsa kohë rastet e të prekurve po shtoheshin ndjeshëm në fqinjin tonë, Itali.

Pas lajmeve që vinin nga përtej Adriatikut, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të qeverisë, deklaroi se institucionet shëndetësore kishin marrë masat për të kryer kontrolle mjekësore në pikat kufitare.

Pamje video, të servirura nga zyrat e propagandës qeveritare për redaksitë e televizioneve, shfaqnin personel mjekësor në pikat kufitare, të pajisur me mjete mbrojtëse dhe matëse të temperaturës.

Por, “pacienti zero”, një i ri nga Tirana i prekur nga koronavirusi, që kishte udhëtuar drejt Italisë dhe kishte hyrë nga pika kufitare e Muriqanit, nxorri blof propagandën qeveritare.

Mjekja e pikës kufitare të Muriqanit deklaroi në media se “pacientit zero” nuk i ishte bërë kontroll në momentin e hyrjes në territorin shqiptar, pasi ai kishte deklaruar se kishte udhëtuar në Firence, zonë që nuk konsiderohej ‘e kuqe” në kohën e mbërritjes së tij.

Pra, ndërkohë që çdo qytetar që vinte nga Italia ishte një mbartës potencial të koronavirusit, mjekja e Muriqanit konfirmoi se kishin urdhër për kontroll vetëm për udhëtarët nga Lombardia.

“Pacienti zero”, siç rezulton nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përcjellë koronavirusin edhe në disa persona të tjerë, kontakte të tij gjatë ditëve të fundit, para se të shtrohej në Spitalin Infektiv.

Nga ana tjetër, edhe e moshuara që humbi jetën në Durrës, kishte ardhur së fundmi nga Italia. Edhe në rastin e saj, duket se kontrolli paraprak ka dështuar, pasi, krahas saj, tashmë janë futur në karantinë edhe disa nga personeli mjekësor i spitalit Durrës, që i ka shërbyer së fundmi pacientes që, fatkeqësisht humbi jetën.

Dështimi 2, maskat e skaduara
Në një konferencë të posaçme për media, kryetari i Partisë Demokratike deklaroi fakte jo shumë shpresëdhënëse, kur publikoi se personeli mjekësor që trajton pacientët e Infektivit është pajisur me maska të skaduara.

Qeveria shqiptare, e cila deklaronte prej javësh që ishte përgatitur për të përballuar përhapjen e koronavirusit, dështoi që në hapin e parë. Institucionet qeveritare nuk kishin siguruar pajisjet minimale, maska të oksigjenuara me standarta normale.

Pas publikimit të këtij fakti, drejtuesit e lartë qeveritarë nxituan të justifikonin se, pavarësisht se maskat që janë aktualisht në përdorim, kanë skaduar, ato janë në gjendje të kryejnë funksionin e tyre.

Duke mbajtur në konsideratë se maskat mbrojtëse për personelin mjekësor kanë skaduar që në vitin 2011, justifikimet qeveritare nuk duket se bindin shumë njerëz.

Dështimi 3, mos-trajnimi i personelit mjekësor
“Boldnews.al” publikoi të dhëna nga një komunikim zyrtar të brendshëm, në bazë të të cilit, titullarët e Qendrës Spitalore Universitare kanë vendosur që 30% e stafit infermieror të pavioneve të ndryshme, të angazhohen në Spitalin Infektiv, ku është ngritur karantina e parë për pacientët me korona-virus.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” dëshmojnë se infermierët e pavioneve të ndryshme në QSUT nuk kanë trajtimin e nevojshëm për të kryer veprime të një precizioni të lartë, siç kërkohet në raste të tilla.

Autoritetet drejtuese shëndetësore kanë pasur të gjithë mundësinë që, ndërkohë që shfaqeshin në publik me mesazhe propaganduese, të siguronin edhe trajnimet e nevojshme për stafin e infermierëve që do të mund të angazhohej për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Por, duket se koha e shpenzuar për shfaqje publike, ka qenë shumë më e madhe se sa ajo që ka qenë e nevojshme për të marrë masat konkrete, e minimalisht, trajnimin e stafit mjekësor për situatën e koronavirusit, e cila, duhet theksuar, nuk ishte aspak e papritur.

Një seri dështimesh të autoriteteve shtetërore, të cilat i detyruan që të ndërmarrin së fundmi masat ekstreme, atë të ngritjes së post-blloqeve me trupa policore e ushtarake, për të kryer kontrolle në rrugë.

Kjo duket se është një masë ekstreme, por e nevojshme në kushtet kur autoritetet dështuan ta parandalonin hyrjen e koronavirusit në Shqipëri, për faktin e vetëm se nuk kryen siç duhet kontrollet kufitare për dy “pacientët zero” të identifikuar deri më tani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

"Hë se s'na gjen gjë!", Alketa Vejsiu ka një thirrje: Mos bëni të fortin

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş