Ashtu siç edhe është bërë e ditur, PDIU-ja ka fuqizuar pozitat duke marrë më shumë poste drejtuese.
Pas drejtorisë së Arkivave, sot PDIU e Shpëtim Idrizit, merr Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti që ka në varësi këtë institucion, prezantoi drejtorin e ri, Dritan Sejko, i cili më parë ka qenë zv.drejtor i Hipotekës.