• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

As punësimet e reja nuk mbulojnë nevojat e spitaleve për mjekë specialistë

15:51 : 09/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Punësimi i 70 mjekëve të rinj në spitalet rajonale muajt e parë të vitit 2020, parashikohej të plotësonte mungesat në disa specialitete, sipas një deklarate të ministres Ogerta Manastirliu. Kur “Faktoje” verifikoi se në cilat specialitete kishte mungesa dhe çfarë profili kishin mjekët e punësuar, rezultoi se vetëm 3  spitale rajonale i kanë plotësuar nevojat pas punësimeve të reja.

————————————————————————————————————————————————————-

Në dhjetorin e vitit të shkuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se 70 mjekë specialistë do të punësoheshin në fillim të vitit 2020 në spitalet rajonale.

Nisur nga kjo deklaratë, “Faktoje” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për të mësuar më shumë për  shpërndarjen e mjekëve specialistë. Në javën e fundit të shkurtit, ministria na vuri në dispizicion listën e mjekëve spiacialistë që janë punësuar gjatë vitit 2020.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Në periudhën janar-shkurt të këtij viti, 63 mjekë specialistë kanë filluar punë në sistemin publik, ndërsa katër të tjerë do të nisin sapo të mbarojnë specializimin, pra në total 67 mjekë të rinj specialistë.

Sipas ministrisë, 54 mjekë janë shpërndarë në spitalet rajonale, ndërsa 13 të tjerë në ato bashkiake apo qendra shëndetësore. Raporti i sjellë nga ministria dhe deklarata e Manastirliut ka një mosërputhje, pasi ministrja theksonte se 70 mjekët ishin të destinuar vetëm për spitalet rajonale.

Kjo nuk është e vetmja problematikë që konstatuam për punësimin dhe shpërndarjen e mjekëve specialistë në spitalet e vendit. Paralelisht me kërkesën e adresuar në ministri, “Faktoje” ka kërkuar informacion edhe nga 11 spitalet rajonale, të cilëve u është drejtuar pyetja se në cilat specialitete kanë mungesë mjekësh.

Në të gjithë spitalet rajonale ku pyetëm janë punësuar mjekë të rinj specialistë, por në  spitalin e Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës dhe pjesërisht të Vlorës nuk janë punësuar mjekë të specialiteteve qw ka mungesë të tyre e si pasojë shërbimet mbeten të pambuluar ose pjesërisht të mbuluar.

Pas përballjes së fakteve të vëna në dispozicion nga ministria e Shëndetësisë dhe përgjigjes zyrtare të vetë spitaleve, vetëm 1/3 e spitaleve rajonale, rezultojnë me numër të plotësuar mjekësh sipas specialiteteve, konkretisht i Lezhës, Fierit dhe Elbasanit. Pjesa tjetër kanë ende mungesa, pavarësisht punësimit të mjekëve të rinj. Për spitalin e Korçës dhe atë të Kukësit nuk kemi informacion, pasi ende nuk kemi marrë përgjigje pas kërkesës.

Para se të nisin specializimin, mjekët firmosin një kontratë paraprake me ministrinë, ku paracatohet se ku do të punësohen në përfundim të tij. Mjekët duhet të zbatojnë kontratën për një afat kohor prej jo më pak se tre vite, në të kundërt do të penalizohen me një gjobë në vlerën 2 milionë lekë. Ky urdhër ka hyrë në fuqi që në vitin 2014.

Për mjekët, të cilët do të nisin specializimin gjatë 2020-s, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur vendet vakante. Këta mjekë do të mund të hyjnë në sistemin publik sipas profilit të përcaktuar, pasi të mbarojnë ciklin katërvjeçar të specializimit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi për “Faktoje” se së shpejti do të kryejë një analizë të hollësishme për mungesën e mjekëve që kanë spitalet. Deri atëherë, shumica e spitaleve rajonalë të cilët mbulojnë pacientë nga i gjithë qarku, do të vuajnë mungesën e mjekëve të disa specialiteteve.

/Faktoje.al

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Përfaqësuesja e LGBTI Xheni Karaj xheloze dhe fanatike ndaj partneres, i mbërthen kopsat e fustanit

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com