Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet ku punojmë, duke zbatuar këshillat e nevojshme sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
- Sigurohuni që vendi i juaj i punës të jetë i pastër dhe higjenik. Sipërfaqet dhe objektet duhet të pastrohen rregullisht dhe të dezinfektohen.
- Kujtojini shpesh punonjësve dhe klientëve të lajnë duart dhe sigurohuni që nëpër zyra të keni të gjithë mjetet e duhura si letra të lagura, sapunë, ujë të rrjedhshëm, dezinfektues, etj.
- Promovoni higjenën e mirë të frymëmarrjes. Pajisni zyrën me maska dhe letra në rast se ndonjë punonjës shfaq simptoma kolle ose rrufe.
- Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët që nëse koronavirusi nis të përhapet në vendin tuaj, secili prej tyre që shfaq temperaturë, apo kollë, të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë prej aty nëse do të jetë e nevojshme. Edhe në rast se simptomat janë të pakta apo minimale, këshillojini nëpunësit të qëndrojnë në shtëpi.
- Këshillojini punonjësit/bashkëpunëtorët/klientët të konsultohen në rast se kanë ndërmend të bëjnë një udhëtim pune në zonat me shumë të prekur nga koronavirusi. Shmangni dërgimin e punonjësve të mëdhenj në moshë ose atyre që vuajnë nga sëmundje si diabeti, sëmundje të zemrës apo mushkërive në udhëtime pune në vendet ku po përhapet Covid-19.
- Gjatë udhëtimeve të punës, nxitini punonjësit të mbajë një metër distancë nga personat e tjerë që tështijnë ose kolliten. Sigurohuni që të dinë masat që duhen ndërmarrë në rast se shfaqin simptoma.
- Kur punonjësit të kthehen nga udhëtimet e punës, duhet të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore për 14 ditë dhe të masin temperaturën dy herë në ditë. Edhe nëse kanë pak temperaturë, për shembull 37.3 gradë celcius, të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen. Kjo do të thotë të shmangnin kontaktin me personat e tjerë. Gjithashtu të kontaktojnë me mjekun e familjes për të marrë detaje të mëtejshme.
Si duhet të përgatisni ambientin e punës në rast se Covid-19 prek komunitetin tuaj?
Përgatisni një plan veprimi në rast se një punonjës infektohet. Personi i sëmurë duhet vendosur në një dhomë ose zonë që të shmangë kontaktin me të tjerët. Kontaktoni mjekët menjëherë. Identifikoni punonjësit e tjerë që janë të rrezikuar dhe ofrojuni mbështetje pa nxitur stigmatizimin dhe diskriminimin e tyre.
Praktikoni punën nga shtëpia në rast se lloji i biznesit e lejon. Mjekët këshillojnë shmangien e transportit publik dhe zonat populluara për të minimizuar përhapjen e virusit dhe qëndrimi në shtëpi bën pikërisht këtë.