Pas konfirmimit të dy personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka ardhur dhe një reagim nga ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Belortaja shprehet se duhet t’i themi stop gallatës dhe të ulemi me këmbë në tokë dhe të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë.
“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.
Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, -shkruan Belortaja.