Pranë redaksisë së Fiks Fare, mbërriti një denoncim se një grua e vetëquajtur “hoxhë” zgjidhte çdo lloj problemi kundrejt shumave të majme të parave.
Menjëherë pas denoncimit gazetarja e Fiksit i shkon hoxhës në shtëpi. Ditën e parë gazetarja i hiqet sikur ka shqetësime me të fejuarin, pasi e ka lënë pas dore se merrej me politikë. Hoxha pasi e dëgjon i kërkon që të lutem pasi pretendonte se fliste me vetë Allahun. Me gjuhën e vet ajo i drejtohet Allahut dhe i tregon gazetares shqetësime të shumta që ka me shëndetin e saj. Kur gazetarja i thotë që t’i ndihmoj të fejuarin, fallxhoja shprehet “nëse do dish të punosh me mua do e çoj lart e më lart”.
Më pas i thotë gazetares së Fiksit se i fejuari kishte shumë magji. Por që fallxhorja do e ndihmonte që ta bënte atë deputet madje edhe në poste më të larta në politikë. E vetmja gjë që duhet të bënte gazetarja ishte përpikmëria e gjërave që fallxhoja do i jepte të bënte në ditët në vazhdim. Më pas gazetarja e pyet se sa lekë duhet t’i jap dhe fallxhorja shprehet se sa t’i lind asaj në zemër, pasi atë e kishte futur brenda në shtëpi, sepse ia kishte kërkuar Allahu. Më pas ajo i shpjegon se magjinë do e heqë me gjëra shtëpiake siç janë kripa dhe sheqeri.
Pasi gazetarja largohet nga fallxhorja në telefonin e saj i vjen një mesazh nga kjo e fundit ku i shpjegon se çfarë duhet të bëjë. Fillimisht i kërkon që sa të shkoj në shtëpi të fus pak sheqer në gojë, më pas të marri çorapet e bardha që fallxhorja i kishte dhënë dhe ti lidhte pa folur e t’i fuste në gjoks. Mbas dy orësh duhet t’i hiqte dhe t’i vishte pa folur e të flinte me to. Në mëngjes çorapet e bardha do i hidhte te rrobat e palara. Ketë procedurë duhet ta kryente disa ditë rresht, por çorapet duhet t’i ndërronte me çorapet ngjyrë të zezë. Pra një natë të bardhat e një natë të zezat, një herë të hante sheqer dhe një herë tjetër kripë.
Në takimin e dytë fallxhorja shprehet se sheh ndryshime tek vajza si në aspektin e shëndetit por edhe të fejuarit karshi saj. Ai ka filluar t’i kushtojë vëmendje dhe dashuri më të madhe. Pasi flet sërish me Allahun fallxhorja shprehet se i fejuari i gazetares do të ngrihej në detyrë. Gazetarja e Fiksit e ngacmon fallxhoren duke i thënë se një ditë pas mitingut që u zhvillua në 2 mars së shpejti parlamenti do të shpërbëhej dhe donte që i fejuari i saj të behej në deputet duke ia kërkuar këtë fallxhores nëse mund t’ia arrinte. Ajo shumë qetësisht i thotë ” Biri me ta fut në parlament është shumë pak, unë them ta ngrej në detyrë mirë fare”.
Gazetarja tregohet pak mosbesuese, por fallxhorja shprehet se ka fuqi të mbinatyrshme dhe që mund të bëj gjithçka. Më pas i kërkon që të marrë dy palë çorape të bardha. Ajo i thotë se duhet t’i lidhi dhe t’i fus në gjoks më pas të flejë me to . Më pas fallxhorja i kërkon të mos flasë dhe vazhdon ritualin e saj me kripë e sheqer. Më pas i thotë gazetares se i fejuari i saj do ia dalë dhe jo vetëm ai por edhe partia ku ai bën pjesë. Në fund kur gazetarja largohet fallxhorja i kërkon të paguaj 2000 lekë për çorapet, pasi nuk është mirë po mos t’i paguajë.
/Top Channel/