Ju kujtohet “Ujku i Uoll Stritit”? Një skemë e ngjashme mashtrimi raportohet të jetë përdorur nga një kompani ukrainase me lidhje në Shqipëri.
Amant Josifi, këshilltari i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, është shqiptari i përmendur nga hetimit i Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa prej mediave evropiane, si i përfshirë në skemën e mashtrimi përmes call centerave.
Kjo skemë sipas hetimit të OCCRP është ngritur nga kompania Milton, e cila thotë se merret me investime. Kompania ka marrë para nga qytetarët në të gjithë botën, duke i thënë se këto para do t’i investojë, por në të vërtet nuk i ka investuar askund dhe klientët nuk kanë marrë asnjë lek nga “investimet” e tyre.
Zyra e kompanisë ndodhet në Kiev, Ukrainë. Drejtuesi Ekzekutiv i kompanisë, Jakol Keslemen udhëton në të gjithë botën dhe poston foto nga jeta e tij luksoze në rrjetet sociale.
Pronari i vërtet i kompanisë është një gjeorgjian me nënshtetësi izraelite David Todua. Todua zakonisht mbrohet nga persona të armatosur dhe gjatë festës së Krishtlindjeve, ai i tha punonjësve të tij se donte të kalonte të ardhurat prej 100 milionë dollarëve gjatë vitit 2020.
Ai poston në rrjetet sociale foto të tij me kallashnikov prej ari, me armë të tjera zjarri dhe jetën e tij lluksoze. Në korrik në 2018 ai u arrestua dhe u dënua me gjobë në Ukrainë sepse u ndalua në aeroport me qindra mijëra dollarë kesh.
Në festat e tij luksoze ishte i pranishëm edhe Amant Josifi, i cili ka dalë edhe foto me Toduan, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale. Kjo tregon se ai është në marrëdhënie të ngushtë me Toduan dhe me kompaninë Milton.
Një filmim i fshehtë tregon se si punonjës të kompanisë Milton janë parë duke dalë dhe në afërsi të zyrave të call centerit të Josifit në Tiranë. Andri Romanko, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë me Keselman, menaxhon call centerat në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur nga Josifi në një përgjigje për OCCRP.
Call Centeri në Tiranë
Një burim konfirmoi se në Shqipëri ka një call center që po bënë të njëjtën punë si kompania Milton në Kiev dhe atyre i janë dërguar emrat dhe numrat e klientëve nga ai vend. Call Centeri në Tiranë ka deri në 500 punonjës të moshës 18- 25 vjeç. Atyre i kërkohet të kryejnë 400 telefonata në ditë dhe paguhet rreth 300 euro në muaj. Ata që punojnë aty flasin Anglisht, Gjermanisht, dhe Spanjisht.
Keslemen i mohoi gjetjet e OCCRP, se call centerat e tij dhe kompania Milton po drejtonin një skemë mashtrimi. Ai deklaroi se nuk e njeh David Toduan dhe nuk ka marrë pjesë në festat e tij. Këto deklarata ranë ndesh me deklaratat e Toduas, i cili tha se ai ka marrë pjesë në festat me ftesë të Keslemanit.
Ndërsa Josifi deklaroi se ai është larguar nga kompania dhe tani është vetëm pronar pasiv pa asnjë përfshirje: “Unë jam jashtë përgjegjësive për bordin aktual të kompanisë Unë i kam kërkuar menaxherëvë dhe ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.”
Lidhja e Josifit me politikën
Josifi 31-vjeçar ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai është këshilltar zyrtar i Ministres të Mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka.
Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me të cilin kishte në bashkëpronësi një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.
Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish gjyqtare e cila tani është Komisionerie për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ent i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të shtetit.
Në përgjigje të pyetjeve nga OCCRP, Josifi konfirmoi se ai zotëronte një qendër telefonike në Shqipëri dhe se kishte marrë pjesë në festën e Milton Group në Janar. Por ai mohoi çdo lidhje zyrtare me Milton Group.
Ai tha se ishte “thjesht me pushime” në Kiev gjatë kohës së festës dhe ishte njohur me David Todua.
“Unë së pari u njoha me Z. Todua në Izrael, dhe pastaj në disa ngjarje,” tha ai pa e sqaruar.
Josifi këmbënguli që çdo përmendje një call-centeri shqiptar në festën e Milton nuk i referohej biznesit të tij.