33-vjeçari Maxim Gareyev, i diplomuar në Open University në Britani dhe punon si një specialist IT është dënuar me 9 vite burg pasi pranoi vrasjen e Ekaterina Semochkina në Moskë. Gareyev i tha hetuesve se ai e vrau 24-vjeçaren, pasi ajo kritikoi mbi performancën e tij seksuale.
Vrasja ndodhi pasi 33-vjeçari la një takim për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me Ekaterinan.
Trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në banesën e saj me fytin e prerë dhe me plagë thike në kraharor në korrik të vitit të kaluar.
Nëna e viktimës, kardiologia Olga Semochkina, tha në gjykatë se shkoi në banesën e vajzës pasi ajo nuk iu përgjigj thirrjeve të saj dhe e gjeti trupin në valixhe.
“Pashë vajzën time brenda një valixheje. Ishte në mes të dhomës dhe fillova të ulërija.” – tha ajo.
Babai i Ekaterinës, urologu Stanislav Semochkin vrapo drejt saj me shpresën se ishte gjallë por shpejt kuptoi se kishte vdekur.
Ekaterina, e njohur edhe me emrin Katya, ishte një mjeke e sapo kualifikuar, e cila gjithashtu punonte si blogere në Instagram dhe prostitutë me kohë të pjesshme. Ajo merrte 130 paund shtesë nga puna si prostitutë. Gareyev pohoi se viktima e përqeshi duke i thënë se nuk ishte aq i aftë në seks sa burrat e tjerë që nuk i njihte, për mungesë personaliteti dhe se dështoi ta kënaqte në shtrat.
“Pasi bëmë seks vazhdoi të më përqeshte. Humba kontrollin. Mora thikën në kuzhinë dhe e goditja në qafë. Ajo u përpoq të ikte në banjë dhe të mbyllte derën. E nxora nga banjo, gjaku i saj po pikonte ndërsa filloi të bërtiste në korridor. I mbylla gojën dhe fillova ta godisja sërish me thikë,”– tha ai.
Prindërit e viktimës, që morën pjesë në seancën ndaj Gareyev, e mohuan që vajza e tyre punonte si prostitutë.