Noizy është një ndër reperët më të sukseshëm dhe më të komentuarit në Shqipëri.
Ai ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur se pritjes së ëmbël të së motrës i ka ardhur fundi. Ai është bekuar për herë të dytë nga Anisa por kësaj radhe me një nip.
“Daja për herë të dytë” – shkruan Noizy ndërkoh që zbulon edhe buqetën e madhe me lule blu duke treguar njëkohësisht edhe gjininë e bebit.
Noizy gjithmonë na ka treguar se familja është gjëja më e shtrenjtë për të dhe se motra e tij është pika më e dobët e reperit.