Gjykata e Përmetit ka dhënë masën e sigurisë për botuesin Henri Çili, dhe 30 të arrestuarit e tjerë të operacionit “Mezhgorani”. Gjykata e ka lënë të lirë Çilin, duke vendosur masën “detyrim paraqitje”. Për 11 të arrestuar është dhënë e njëtja masë “detyrim paraqitje”, ndërsa 2 “arrest shtëpie” dhe 16 të tjerë janë lënë në “arrest me burg”. Ndërsa dy masa sigurie janë ende të pakomunikuara për arsye të veçanta.
Henri Çili akuzohet nga Prokuroria e Përmetit për “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
Gjatë seancës, botuesi Çili ka pranuar përgjimet e nxjerra si provë në gjykatë, ndërsa ka mohuar akuzat që i rëndojnë. Sipas botuesit, përgjimet janë të vërteta dhe tegojnë bisedat që ai bën në studion e tij ligjore, që sipas Çilit funksionon për ndërmjetësime. Botuesi është shprehur se kjo ngjarje do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.
Ai është shprehur se është arrestuar pa prova. Ndërsa përsa i përket kunatit të tij, Ajdinit, Çili është shprehur se nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet para ligjit. Avokatët janë shprehur në seancë se të pandehurit duhet që të paktën të ishin ndarë në tri grupe pasi nuk mund të trajtohen të gjithë bashkë.
Për drejtorin juridik të Universitetit Europian të Tiranës, Ilir Korbin, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie”. Për noteren Shpresa Gjocaj gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Po e njëjta masë është dhënë edhe për Kristina Bashi dhe Kejsi Meçon.
Masat e dhëna nga gjykata;
Masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” 11 persona
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj
Masa e sigurisë “Arrest shtëpie” dy persona
Besnik Fishta
Ilir Korbi
Masa e sigurisë “Arrest me burg” 16 persona
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toska
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kjaldi Dervishi
Masa sigurie ende të pakomunikuara
Sait Fishta – Masa i komunikohet nesër në spital
Betim Shkupi – Masa do jepet nga gjykatës tjetër pasi ka konflikt interesi