Dashi
Për shumë prej jush, pritet një lëvizje e madhe parash, ngjarje të jashtëzakonshme, blerje të guximshme dhe investime. Nuk do rrini në shtëpi por do dilni dhe doa rgëtoheni. Me praninë e partnerit tuaj e diela do bëhet shumë herë më e bukur dhe do mbusheni me shumë dashuri. Në çfarëdo lloj gjendje të jeni, dashuria do ju dhurojë momente të mrekullueshme.
Demi
Ditë shumë pozitive, e gëzueshme dhe joshëse. Falë shumë planeteve miqësorë do të keni mundësi të jepni një drejtim pozitiv dhe konstruktiv për të gjitha gjërat që do të bëni. Me pak fjalë, ju jetoni në një gjendje të bukur që ndodh rrallë. Përfitoni nga ajo, për të realizuar projektet që ju shpërblejnë dhe japin solidaritet në bindjet tuaja! Mbrëmje e shkëlqyeshme për të dashuruarit.
Binjakët
Qielli i sotëm ju jep një pasqyrë të vlefshme për të kuptuar dhe shfrytëzuar! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shikoni brenda vetes dhe të filloni zgjidhjen e problemeve dhe situatave të ndërlikuara. Idetë tuaja do të vlerësohen dhe do të keni paqe pas gjithë punës që keni bërë për t’i propozuar ato.
Gaforrja
Dëgjoni se çfarë të thotë një mik: Jepni një dorë për të zgjidhur një pyetje, por mos merrni përgjegjësi që nuk ju takon. Ndonjëherë nuk është e thjeshtë të mbash premtimet e bëra për veten tënde, e lëre më ato që i janë bërë dikujt tjetër! Mbrëmja siguron momente emocionuese për beqarët, të cilët janë të lirë të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe nuk do të humbasin asgjë.
Luani
Mundohuni të tërhiqni mendimin pozitiv. Mos vazhdoni të ankoheni, por jini më shpresëdhënës dhe energjik. Nëse jeni duke u fshehur nga dikush, për të provuar besimin dhe qëndrueshmërinë tuaj të mirë, mos u humbni, por merrni përgjegjësitë tuaja. Pranoni një program partneri në mbrëmje, pa shumë diskutime.
Virgjëresha
Yjet janë me ju dhe ka shumë aspekte pozitive; prandaj, nëse duhet të merrni vendime për rinovimin në punë, ju keni një shans shumë të mirë. Në fushën emocionale, i dashuri juaj nuk do të zhgënjejë pritjet tuaja duke ju dhuruar një mbrëmje sensualiteti. Situata ekonomike gjithnjë e më e mirë. Investoni diku, do keni sukses.
Peshorja
Nuk do të keni mundësi të ndaleni derisa të keni bërë gjithçka që duhet! Mbani në mend se është e Diel, prandaj mos u bllokoni nga mijëra punët… Mos lejoni që një shans i mirë t’ju shpëtojë. Duhanpirësit do të bëjnë mirë që të ulin numrin e cigareve për t’i dhënë bronkëve dhe mushkërive pak pushim.
Akrepi
Disa re të vogla mund të zhbëjnë qiellin tuaj: do të keni ndjenjën sikur dëshironi të lëvizni malet. Në çështjet praktike do të keni mundësi të bëni pjesën tuaj që ju takon dhe sot do ta demonstroni atë.. Jeta në çift do të jetë një oaz i lumtur, megjithë rrezikun e joshjes nga një aventurë.
Shigjetari
Mos hiqni dorë nga pasionet dhe hobi tuaj, për një keqkuptim; do të ndiheshit bosh dhe pak melankolik! Ju po e neglizhoni shumë trupin tuaj: për ta korrigjuar atë, do të mjaftojë një dietë më e shëndetshme dhe një lëvizje e vogël. Programet e interesante dhe miqësitë e reja do t’ju japin mundësinë të kaloni kohën tuaj të lirë në një mënyrë të këndshme dhe tërheqëse.
Bricjapi
Një e Diel fantastike! Lëreni veten të lirë. Me Hënën në Demi, një shenjë Tokë si e juaja, sytë tuaj po shkëlqejnë në horizontet e pafundme. Me pak fjalë, dashuria është atje, dhe projektet tuaja eksitojnë miq dhe partnerë sentimentalë. Transaksionet financiare favorizohen nga një qiell absolutisht miqësor. Priten aktivitetet krijuese nga ju.
Ujori
Mos lejoni që të tërhiqeni nga një mik apo i njohur në spekulimet e gabuara apo edhe në shpenzime më të larta se ato që mund të përballoni. Mos harroni se besimi është serioz! Vazhdoni para edhe nëse ju del një pengesë. Bëni kujdes më ushqimin, duhet të luftoni kundër tendencës për ta tepruar më të ngrënë.
Peshqit
Dita e parë e muajit jo e keqe për shenjën e Peshqve. Dielli, Hëna dhe Mërkuri në shenjë ju lejojnë të arrini pozicione të lakmueshme në jetën shoqërore! Do të ndjeni tundimin të dilni jashtë kutisë dhe t’i jepni frymë falas krijimtarisë suaj. Mund të jetë gjithashtu një kohë e mirë për të përfunduar një marrëveshje të mirë për të cilën keni menduar për ca kohë. Do përjetoni gëzim dhe qetësi në dashuri.