Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ndërsa komenton Kongresin e PS-së, shprehet se pas largimit të Fatos Nanos, ish-Partia e Punës është kthyer në origjinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se ajo çfarë po ndodh në Kongresin e PS-së, tregon vetëm nënshtrim, bindje dhe konformizem.
“Me largimin e Fatos Nanos nga kreu i Partise Socialiste, ish Partia e Punes u kthye ne origjine! Kongresi i PS aktual eshte nje salle ku drejton vetem nje njeri, ndersa te tjeret brohorasin. Nenshtrim, bindje, konformizem! Servilizmi, karrierat falso te njerezve pa histori, aftesi e integritet kane prodhuar nje parti autokratike ku vullneti i kryetarit eshte i vetmi mendim, qasje e veprim.
Asnje debat, asnje dyshim, asnje peshperime! Vec bindje!”-shkruan Kulluri.
Gjithashtu, Kulluri thekson se edhe në qeverisje nuk mund të jetë ndryshe, pasi sipas tij nuk qeveris ligji, por vetëm një njeri, duke iu referuar kështu kreut të PS, Edi Rama.
“Dhe qeverisja nuk mund te jete e ndryshme. Nuk qeveris ligji, por personi. Askush nuk kontrollon drejtimin e PS ashtu sic askush nuk kontrollon qeverine! Deputete te emeruar por jo te zgjedhur! Ministra pa asnje atribut te vecante politik apo publik, por produkte te vullnetit autoritar te nje njeriu!”-shkruan Kulluri.
Po ashtu, ai thekson se ky është deshtim total 30 vjet pas renies se Komunizmit!
Më tej, ai shkruan se “Te gjitha vlerat e demokracise si mbajtja e pergjegjesise, llogaridhenia, kontrolli dhe kufizimi i pushtetit ne parti dhe me tej ne qeverisje jane tashme nje e shkuar ne koshin e plehrave te historise! Nje turp i vertete per nje vend qe eshte anetar i NATO-s dhe kandidat ne BE! Dhe e gjitha ne emer te “liberalit perendimor”, politikanit-artist rebel qe ka shtypur cdo mendim apo veprim te ndryshem nga i veti!
Ky degradim demokratik i Partise Socialiste nuk eshte problem vetem i tyre, por i gjithe Shqiperise per sa kohe PS qeveris vendin dhe eshte nje nga dy partite e madha! Ky model mund te prodhoje vetem autokraci, cenim te te drejtave te individeve dhe grupeve shoqerore dhe mbi te gjitha korrupsion galopant!
30 vjet pas renies se komunizmit autokracia e partive politike po prodhon autokraci qeverise, qe do te thote deshtim demokratik!”
Sipas Kullurit, liri politike dhe ekonomike ne nje vend qe drejton nje njeri dhe vartesit e bindur te tij, nuk ka dhe nuk mund te kete!
Gjithashtu ai thotë se edhe në krahun tjetër, duke iu referuar kështu PD-së, ndodh e njëjta situatë. Gjë që sipas tij tregon se gjithë shoqëria jonë është në krizë.
“Dhe kur kthen koken ne krahun tjeter dhe sheh te njejtin model, do te thote se nuk jemi perballe krizes demokratike te PS, por gjithe shoqerise!
Ndaj zgjedhjet e ardhshme duhet te shkaterojne monopolin e pushtetit te nje apo disa njerezve, por ti kthejne qytetareve qeverisjen e tyre. Parlamenti i ardhshem duhet ti kthehet sovranit, pra qytetareve!”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri.