• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

16:11 : 28/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE

Prej dy javësh, CNA.al vijon të publikojë një sërë materialesh ekskluzive dhe dokumente zyrtare, të cilat tregojnë pasurinë e çmendur, të ish-politikanit dhe gazetarit, tashmë drejtor i një televizioni, Ben Blushi.

Në datën 12 shkurt 2020, zbuloi me dokumente zyrtare ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton, pronarin e kompanisë së inceneratorëve, dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Më tej, ne vijuam investigimin tonë, ku zbuluam një tjetër detaj. Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, tregoi sesi kompania EM CAPITAL GROUP AD, e themeluar në Bullgari dhe në të cilën Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve, vjen në Shqipëri dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel. Zbuloi se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD.

Kontrata e shitjes të aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari. Dhe është Vjollca Hoxha, ajo që ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë.

Pra, nëpërmjet bashkëshortes së tij, Ben Blushi bëhet ortak me Vjollca Hoxhën.

Lexo edhe:

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Po ashtu, zbuloi sesi bashkëshortja e Ben Blushit, me profesion notere, rezulton të ketë aksione në katër biznese, edhe pse ligji për noterinë thotë se  ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Eva Blushi rezulton aksionere në “EM CAPITAL GROUP AD”, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti “Luxury Comunicazione e Publicitta”. 

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

Sot në momentin kur po bëhet një vetting për drejtësinë dhe gjyqtarë e prokurorë po ikin për pesë milionë lekë të vjetra, Ben Blushi është njeriu që ka deklaruar një pasuri me vlerë 500 milionë, për vetëm 30 mijë euro dhe shumën e blerjes e ka nxjerrë për gati 2 vite. Pra, të gjithë investimin e ka rikthyer pas. CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur.

Po ashtu ka edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij, nga prona që administrohen nga bashkëshortja e tij notere me katër biznese, e kështu me radhë.

Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Nga ana tjetër, një ditë më parë CNA.al publikoi të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013.

Ajo çfarë ne kemi raportuar, duket si pasuria e një arabi, apo një sheiku. Kjo është historia e pasurisë së ish-politikanit dhe “sheikut” të medias shqiptare, e cil është më e gjatë se një telenovele turke.Pallati, i cili ndodhet pranë ish-Stadiumit “Dinamo”, i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi tjetër. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, i ndjeri A. Brati. Një ish-jurist që çuditërisht një ditë kthehet në ndërtues dhe bëhet shpejt e shpejt miliarder.

CNA.al do vijojë të investigojë në lidhje me pasuritë dhe pronat e ndryshme, në Dardhë, Korçë, aksione në Bullgari, e të tjera si këto./ CNA.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
RAJONI

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025
SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
Para
Presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi

Pas apelit për kujdes të ambasadës amerikane, reagon Presidenca: Asnjë alert për 2 marsin

TË GJITHA

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com