*Huazuar nga postimi i Stjepan Beloša (Zagreb-Kroaci) në gjuhën kroate dhe përkthyer në shqip nga Fatmir Kabashi
Virusi Corona – Sa janë shifrat reale!
Deri më tani, OBSH ka raportuar se ka gjithsej 79.300 të infektuar me virusin corona ‘COVID-19’. Nga këta persona, shumica dërrmuese, rreth 77,000 janë në Kinë, prej të cilëve shumica dërrmuese në qytetin Wuhan.
Wuhani ka një popullsi prej mbi 11 milion banorëve. Të infektuarit me virusin corona, rreth 77,000 persona, le të themi se të gjithë janë nga Wuhani.
77,000 / 11,000,000 = 0.007
Apo 0.7% të banorëve të Wuhanit janë të infektuar.
Domethënë se 99.3% e banorëve të Wuhanit NUK kanë virus. Në qytetin ku filloi epidemia e corona virusit!
Gjithashtu, të mos harrojmë se mbi 10,000 njerëz ndërkohë janë shëruar nga virusi. Prandaj, numri AKTUAL i të sëmurëve nuk është 79.300 por 79.300 – 10,000 të shëruar (dhe minus 2.500 të vdekur), domethënë që numri real është nën 70,000 të infektuar, dhe jo 79,300.
Si qëndron puna në lidhje me vdekshmërinë nga virusi?
Nëse jeni mbi 80 vjeç, dhe jeni të infektuar nga virusi, gjasat për të vdekur janë 14.8%. Që do të thotë se 85.2% do të shërohen.
Nëse jeni prej 50-60 vjeç, ju keni 1.3% gjasa të vdisni nëse jeni të infektuar nga virusi.
Për personat nën 40 vjeç, gjasat janë 0.2% për të vdekur. Domethënë që 99.8% e të rinjve nën 40 vjeç që mund të infektohen do të shërohen.
POR !!!
Ajo mund të ndodhë vetëm nëse infektoheni. Gjasat që të infektoheni, bazuar në trendet e shpërthimit dhe përhapjes pas gati 3 muaj në burimin e infeksionit, në qytetin e Wuhanit janë vetëm – 0.7%. Pra, 99.3% janë gjasat që nuk do ta ‘takoni’ kurrë virusin.
Në atë 0.7% të gjasave vijojnë përqindjet, kështu që nëse jeni 85 vjeç, ju keni 0.7% gjasa që të mos e merrni virusin fare, dhe nëse e merrni atë keni 14.8% gjasa për të vdekur prej tij, përkatësisht në total keni 0.103% gjasa për të vdekur nga virusi. Kjo do të thotë që ju keni 99.897% gjasa që NUK do të vdisni nga ky virus.
Për një 45-vjeçar, ato dy vlera të gjasave të shumëzuara arrijnë shumën 0.0028% që koronavirusi do t’i vriste ata. Dhe 99.9972 % se nuk do t’i vrasë.
Për një 35-vjeçar, gjasat për të vdekur nga ky ‘zbulim’ janë 0.0014%. Dhe gjasat se ata nuk do të vdesin janë 99.9986%
Keni kujdes, pra, gjasat janë vetëm 0.7% për ta marrë atë virus dhe 0.2% janë gjasat të vdesësh prej tij nëse je nën 40 vjeç.
PIKA KRYESORE E TREGIMIT: PO, RREZIKSHMËRI KA. Por, nuk është askund aq e madhe sa po thuhet nëpër mjetet e informimit.
Sa për info, Kina ka një popullsi prej 1,386,000,000 banorë, prej të cilëve rreth 77,000 u infektuan. Në 1.4 miliardë banorë, kjo përbën 0.0055% e të gjithë kinezëve.
E përsëris, vetëm 0.0055% e të gjithë kinezëve janë të infektuar me këtë virus. Kjo do të thotë që në vendin nga vjen virusi, 99.9945% e popullsisë NUK e kanë këtë virus!
Kjo do të thotë që nëse i rreshtoni 10,000 kinezë, 5 prej tyre do ta kenë virusin dhe 9,995 nuk do ta kenë atë. Pra, e gjithë kjo “dramë” në të vërtetë nuk duket edhe aq e frikshme.
* Huazuar nga postimi i Stjepan Beloša (Zagreb-Kroaci) në gjuhën kroate dhe përkthyer në shqip nga ana ime, me qëllim informimi.