• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto/ Grabitja e bankës BKT në “Bllok”, djali i Nehat Kullës njëri prej grabitësve

10:20 : 01/09/2016
në AKTUALITET, FOTOGRAFI

Robert Kulla, djali i “gjeneralit” Nehat Kulla, është njëri prej të arrestuarve si i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish¬ Bllokut në Tiranë.

I biri i një prej të fortëve më të njohur që kanë komanduar zonën e Linzës, por jo vetëm, në vitin 1997 në Tiranë, është gjithashtu një personazh i njohur për policinë, shkruan “Panorama”.

Robert Kulla Emri i tij figuron në disa dosje të Policisë së Shtetit, madje edhe zyrtarisht dje u tha se Robert Kulla kishte qenë i dënuar më parë për rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje. Babai i tij, në vitin 2005 u arrestua nga forcat speciale RENEA, gjatë një operacioni të befasishëm. Në momentin kur në shtëpinë e Nehat Kullës hynë forcat speciale, “gjenerali” u gjet në shoqërinë e të birit, Robertit, i cili po ashtu u prangos bashkë me të.

Burimet policore bënë të ditur në atë kohë se Nehat Kulla u arrestua pas nxjerrjes së një vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet të ketë ekzekutuar në vitin 1998 shoferin i ish¬ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Viktima Halim Gjuzi kishte pasur probleme me të ashtuquajturin “gjenerali”, gjatë periudhës kur ishte shofer i kreut të dikasterit blu. Ndërkohë që arrestimi i Robert Kullës, që në atë kohë ishte 23 vjeç, u bë pas kontrollit dhe sekuestrimit të armëve që mbaheshin në shtëpinë e tyre. ARRESTIMI NE 2012 Në vitin 2012, më 17 dhjetor, Robert Kulla u ndalua si i dyshuar për tentativën e vrasjes së biznesmenit Redi Dizdari. Kulla u prangos teksa lëvizte me makinën e tij bashkë me shtetasin Herigert Çitaku, edhe ky i dyshuar si pjesëmarrës në tentativën për vrasje.

Pas verifikimit në Polici, Robert Kulla u la i lirë, pasi pistoleta që u gjet në makinën e tij nuk i përkiste atij, por shtetasit Çitaku. Burime nga Policia e Tiranës thanë në atë kohë se i arrestuari ishte Herigert Çitaku, i dyshuar edhe për dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Durrës. Ai u ndalua në afërsi të Babrrusë, kur po lëvizte me makinë bashkë me djalin e “gjeneralit” Nehat Kulla, i cili ndodhet në burg, i dënuar me 20 vjet heqje lirie. Fillimisht ata u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pasi iu morën deklarimet, Robert Kulla u la i lirë.
kulla

Lexo edhe:

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Morinë 35-vjeçari turk

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

Çitaku ishte shpallur në kërkim që prej ditës kur ndodhi plagosja e Redi Dizdarit, në orët e para të mëngjesit të datës 9 dhjetor 2012. Burime të Policisë së Tiranës thanë se autori i dyshuar për tentativën e vrasjes së pronarit të buzukut në zonën e 9-katësheve ishte edhe 22¬ vjeçari Gerhart Hasan Shabanaj nga Shkodra, i cili gjithashtu u shpall në kërkim. Plagosja e biznesmenit Dizdari ndodhi për shkak të konflikteve të vazhdueshme dhe përplasjeve fizike të mëparshme që ai kishte pasur me një prej të dyshuarve të ngjarjes, Herigert Çitaku, i cili e frekuentonte vazhdimisht lokalin e tij me muzike live. Biznesmeni nga Shkodra, Redi Dizdari, në orën 04:30 të datës 9 dhjetor kishte dalë nga lokali i tij dhe po lëvizte në drejtim të kryqëzimit të “Selvisë”. Ai u qëllua pesë herë me armë zjarri nga një person që, sipas Policisë së Tiranës, i kishte zënë pritë në një distancë jo shumë të largët. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhej në një makinë tip “Benz”, me targë TR 5607 T, dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Dizdarit. Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Morinë 35-vjeçari turk

15:04 : 21/07/2025
AKTUALITET

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025
AKTUALITET

Nigel Farage: Kam rënë dakord me Ramën që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë

14:59 : 21/07/2025
HOROSKOPI

“Jo gjithçka duhet të jetë një luftë…”/ Horoskopi javor, 21-27 korrik 2025

14:40 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

14:32 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vijon gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë

14:30 : 21/07/2025
Para

Rama i dha 9.5 miliardë lekë tendera për pastrimin administratorit të shpallur në kërkim

TË GJITHA

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Morinë 35-vjeçari turk

15:04 : 21/07/2025

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025

Nigel Farage: Kam rënë dakord me Ramën që të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë

14:59 : 21/07/2025

“Jo gjithçka duhet të jetë një luftë…”/ Horoskopi javor, 21-27 korrik 2025

14:40 : 21/07/2025

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

14:32 : 21/07/2025

Vijon gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë

14:30 : 21/07/2025

Vijon zjarri në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale

14:19 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com