• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Prezantuesja e lajmeve me gjoksin jashtë tregon ofertën që “e detyroi” të largohej nga emisioni

11:56 : 23/02/2020
në SHOW BIZ

Nga lidhjet direkte me “Aldo Morning Show”, ku provoi gazetarinë e terrenit me gjithë vështirësitë e profesionit, Enki Bracaj do të vendoset në një studio gjithë drita për të shijuar shkëlqimin e moderatores së një programi të ri në “Ora News”.

Për largimin nga emisioni i mëngjesit në mes sezoni, famën, paratë dhe djemtë, Enki Bracaj flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke njoftuar ndjekësit se je larguar nga progami “Aldo Morning Show”. Ç’ ndodhi që more këtë vendim ende pa u mbyllur sezoni televiziv?

Enki Bracaj: Unë tek “Aldo Morning Show” mora shumë eksperiencë dhe dhashë shumë nga Enki. Ikja ka ardhur si pasojë e objektivave, që çdokush besoj se ia vendos vetes. Kam ikur me mirëkuptim, që do të thotë se nuk debatuam dhe unë ika. Siç thotë dhe Presidenti që e kam dhe patriot “Me qetësi dhe dashuri”.

Si ishte ajo eksperiencë dhe në këtë kohë kur femrat bëjnë garë me perfeksionin në studiot e rehatshme, si ndiheshe ti në pikë të mëngjesit nga terreni?

Lexo edhe:

Moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë me biznesmenin: U njohëm në ashensor

Enki Braçaj: Nuk ngeli virgjëria të quhet kriter morali, më pëlqen mentaliteti shqiptar

Enki Bracaj: Ky është gabimi i disa “moderatoreve” që duan t’i ngjisin shkallët përnjëherë, pra direkt studio, fustan, kondicioner etj. Unë mendoj që edhe në këtë profesion, si në çdo profesion tjetër, duhet filluar hap pas hapi. Unë në terren në pikë të mëngjesit, ndihesha shumë mirë, pasi kisha lirshmërinë e të shprehurit. E nisja ditën me të qeshura, por sigurisht kishte vështirësitë e tjera të tipit: ftohtë, shi, erë, diell, unë do të isha në krye të detyrës. Këtë sezon ka mbajt pak koha, mendoi Zoti për mua.

Ç’plan ke tani e tutje, e vërtetë që do të të shohim në “Ora News”?

Enki Bracaj: Po, tani kam mbyllur një bisedë për një emision që do të fillojë së shpejti, ku do të kem rolin e moderatores. Mezi po pres të startojë.

Mos ndoshta do t’i zësh vendin Kastro Zizos, i sapolarguar nga “Ora News”, pra do jesh në transmetim në kohën e tij televizive?

Enki Bracaj: (Qesh) Kastro është i pazëvendësueshëm. Përtej shakave, nuk do t’ia zë askujt vendin, pasi unë besoj në teorinë që çdokush ka vendin e tij, mjafton ta meritojë dhe të punojë fort.

Është e vështirë të jesh protagoniste në televizion, pra të provokosh edhe me fjalën siç bën ti?

Enki Bracaj: Është e vështirë të jesh protagoniste, por unë mendoj se të qenit vetvetja të bën protagoniste. Unë kam bërë pakt me veten, që mendimin tim do ta them (sigurisht të moderuar), pasi nuk jam aspak tip servile apo të bëj kompromise të shëmtuara për të rënë në sy. Nuk besoj se provokoj, besoj se në këtë botë, ku shumica thonë gjëra se duhet të thuhen, e vërteta shpesh merret për provokim.

Sa më e famshme bëhesh, shkojnë në përpjestim të drejtë me numrin e djemve që të afrohen dhe parave që fiton?

Enki Bracaj: Paratë po, djemtë s’e besoj pasi kam kuptuar që më shumë djem kam pas vërdallë, kur kam qenë studente. Tani nuk e di, po ndoshta më kanë pak frikë ose është mosha që më ka kaluar dhe s’më vjen mirë ta pranoj.

E ke menduar dhe ti të ikësh nga Shqipëria, apo mendon se këtu mund të arrish gjithçka?

Enki Bracaj: Unë kam familjen në Amerikë dhe qëndroj në Shqipëri vetëm për pasionin që kam për këtë punë. Kur ta shoh që vetëm pasioni nuk mjafton për të superuar shpenzimet e mia, do largohem.

Duke u nisur nga një program i yti në “YouTube”, “Realiteti sipas Enkit”, ç’mendim ke për marrëdhëniet sot mes femrave dhe meshkujve?

Enki Bracaj: Më shumë interes, sesa ndjenja. Mendoj se kanë ndërruar pak rolet sot, pasi meshkujt kanë nevojë të përkëdhelen më shumë sesa femrat. E vetmja gjë që më vjen keq është fakti që ka humbur dëshira për të krijuar familje dhe frika për të marrë përgjegjësi nga të dyja gjinitë.

Nga politikanët te futbollistët, cilët mendon se janë më tipa sportivë për një panel televiziv që mund ta moderosh ti?

Enki Bracaj: Patjetër që politikanët. Mendoj se këta mund të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta që ka populli dhe jo vetëm sportivë, por kanë marrë edhe rolin e komedianit këto kohët e fundit.

/Panoramaplus.al

Etiketa: Enki Bracaj

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë me biznesmenin: U njohëm në ashensor

12:33 : 06/12/2021
SHOW BIZ

Enki Braçaj: Nuk ngeli virgjëria të quhet kriter morali, më pëlqen mentaliteti shqiptar

09:18 : 19/09/2020
SHOW BIZ

Enki Braçaj habit me deklaratën: Jam paguar 9 mijë lekë, nuk më dilnin as që të shkoja në punë

08:11 : 19/09/2020
SHOW BIZ

“Tradhtitë bashkëshortore dhe të rinjtë që duan “rich life” pa punuar”, flet spikerja që doli me gjoksin jashtë

19:40 : 14/06/2020
Para

Frika e Rilindjes prej mitingut të 2 marsit dhe alarmi për koronavirusin në Itali

TË GJITHA

Spanjë, grabitën farmacinë, katër shqiptarë tentuan t’i iknin policisë, përplasen dhe humbin jetën

09:33 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com