• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi, më në fund të dhëna të detajuara nga Kina

20:42 : 19/02/2020
në BOTA

Tek 80 përqind e të prekurve infeksioni është i padëmshëm, të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit. Skepticizmi sidoqoftë mbetet lidhur me saktësinë e shifrave të reja.

Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin deri tani më të detajuar për koronavirusin. Të dhënat e përftuara mund të ndihmojnë për të vlerësuar saktë, se sa i rrezikshëm është vërtetë virusi COVID-19.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 72.314 kartela pacientësh – 44.672 (61,8 përqind) e rasteve të konfirmuara, 16.186 (22,4 përqind) e rasteve të dyshuara, 10.567 (14,6 përqind e rasteve të diagnostikuara klinikisht) vetëm në provincën Hubei dhe 889 raste asimptomatike (1,2 përqind).

Në më shumë, se 80 përqind të rasteve ka pasur një ecuri të butë, 13,8 përqind e të infektuarve janë sëmurur rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike.

Sa më i moshuar pacienti, aq më i lartë rreziku

Lexo edhe:

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

Vërtet të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit mbi 80 vjeç. Kuota e vdekshmërisë në këtë grupmoshë është 14,8 përqind. Të prekur janë më shumë pacientët me sëmundje të mëparshme kronike. Në krye qëndrojnë pacientët me sëmundje të sistemit kardio-vaskular, të pasuar nga diabetikët, të sëmurët kronik në sistemin aspirator si dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.

Ndërsa të rinjtë janë dukshëm më pak të rrezikuar. Midis moshës 10 dhe 50 vjeç kuota e vdekshmërisë rritet me rritjen e moshës nga 0,2 në 0,4 përqind. Tek 50 deri në 90 vjeçarët kuota e vdekshmërisë është 1,3 përqind. Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, deri tani në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh.

Vdekshmëria është më e lartë tek meshkujt me (2,8 përqind) dukshëm më e lartë se tek femrat (1,7 përsind). Sipas të dhënave të autoriteteve kineze ndërkohë mbi 12.000 vetë janë shëruar prej infeksionit.

Personeli në klinika veçanërisht i rrezikuar

Shqetësues është, se sa i lartë është rreziku për personelin mjekësor në provincën e prekur. Sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë. Prej tyre 1716 raste të konfirmuara. Pesë prej tyre kanë vdekur prej virusit gjatë periudhës së vëzhgimit të këtij studimi.

Studimi le të kuptohet, që rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje në përgjithësi të kurbës së epidemisë. Sipas këtyre të dhënave për zbehjen e epidemisë ka influencuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë Profesor Dr. Clemens Wendtner, shef i pavionit të spitalit infektiv dhe mjekësisë tropikale në Klinikën e Mynihut Schwabing, i sheh me sy kritik këto të dhëna: “Si mjek kam dyshim, nëse kemi të bëjmë me kthesën e shpresuar në kufizimin e përhapjes së kësaj epidemie. Sipas informacioneve nga Kina atje përkohësisht ka pasur rënie të dispozicionit në diagnostikimin e provuar (RT-PCR) , ndaj kam rezerva lidhur me shifrat e komunikuara të rasteve të konfirmuara PCR të paktën në Hubei. Atje me siguri që nuk janë diagnostikuar të gjithë të sëmurët.”

Sipas Wendtner, i cili drejton edhe njësinë speciale për infeksionet me rrezik për jetën në Klinikën e Mynihut Schwabing, shifrat kineze duhen marrë me rezervë. Ai beson, se ka një “shifër të errët” dhe se numri i pacientëve me COVID-19 në rajonin Hubei me gjasë është shumë i lartë. Kush është ai që shkon në spital tek mjeku, kur ka frikë se do ta vendosin në karantinë dhe nuk mund të largohet nga shtëpia?”

Shqetësim kanë shprehur edhe autorët e studimit të detajuar, që publikoi Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë lidhur me Koronavirusin COVID-19. Kina duhet të përgatitet për një “rigoditje të mundshme të epidemisë”, kur shumë njerëz në mbarë vendin nga pushimet e detyruara tëkthehen në vendet e tyre të punës.koronavirus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
SHENDETI

Rritet rreziku i kërpudhave rezistente ndaj ilaçeve në spitalet evropiane

20:45 : 11/09/2025
BOTA

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025
BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
Para

18 mln euro detyrime, qeveria s’ka shlyer gjyqet e humbura në Strasburg

TË GJITHA

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:03 : 11/09/2025

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025

Rritet rreziku i kërpudhave rezistente ndaj ilaçeve në spitalet evropiane

20:45 : 11/09/2025

Alumini kanadez përmbyt Europën për shkak të tarifave amerikane

20:41 : 11/09/2025

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025

Maduro kritikon, federata i bindet. Shkarkohet trajneri pasi nuk theu dot “mallkimin” e Botërorit

20:21 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com