Tre autobusë me 162 refugjatë mbërrijnë në Konicë pranë kufirit me Shqipërinë. Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar mediat greke, pas bllokimit të kufirit maqedonas, për refugjatët mbetet Shqipëria si vend tranzit për kalimin në brendësi të vendeve të Bashkimit Europian.
Mediat greke raportojnë se Konica është rajoni i parë që pret emigrantë në kufirin verior. Emigrantët do akomodohen në një qendër komunitare, ndërsa këshilli i qytetit ka vendosur t’i ndihmojë. Ata u pritën nga kreu i komunës së Konicës dhe banorët iu ofruan ndihma në ushqime dhe rroba.
Ndërkaq bëhet e ditur se nga porti i Pireut pritet të transferohen deri nesër rreth 1000 refugjatë. Po kështu dy ekipe të OKB-së ndodhen atje për t’i informuar refugjatët si të aplikojnë për azil.
(Boldnews)