• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 premtimet madhore për Vlorën që “i mori era”

15:45 : 13/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Çfarë do ishte përmirësuar në Vlorë, qarku që mban peshën më të madhe të turizmit në vend, nëse zyrtarët do mbanin premtimet e dhëna? “Faktoje” sjell një përmbledhje të 8 premtimeve të artikuluara nga kryeministri Rama, ish-ministri Gjiknuri dhe ish-kreu i Fondit të Zhvillimit. Aeroporti i Vlorës, stadiumi “Flamurtari” dhe disa rrugë, jetike për turizmin, janë vetëm disa prej punëve publike që duhej të ishin përfunduar, por në realitet ende nuk kanë nisur.

……………………………………………………………………………………………………………………………….

Në “Buxhetin e Infrastrukturës 2019” të prezantuar më 10 nëntor të vitit 2018 në Vlorë, anëtarë të qeverisë dhe drejtues institucionesh bënë një sërë premtimesh për sektorin e infrastrukturës.

Në podiumin e eventit madhështor u ngjitën për të folur shumë figura politike si kryeministri Edi Rama,(ish) ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, (ish) drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, të cilët dhanë premtimet dhe prezantuan projekt-ide për investimet që do të bëheshin në vitin 2019.

Kur ka përfunduar viti kalendarik dhe jemi në mes të muajit shkurt, “Faktoje” vendosi të verifikojë në terren premtimet e artikuluara.

Lexo edhe:

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

1. Premtim Edi Rama: “Po punojmë për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri të Flamurtarit, dhe jo vetëm stadium, por do përfshihet edhe ky pallat sporti, edhe një kompleks sportiv.”

 

Pallati i vjetër i sportit

Fakt: Bashkia Vlorë në përgjigjen zyrtare thotë se nuk kanë filluar punimet as për stadiumin e Flamurtarit, as për kompleksin sportiv, fakt që e konstatuam edhe nga verifikimi në terren.

Stadiumi i vjetër i Vlorës

2. Premtim Edi Rama: “Në të gjitha rastet, vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës. Brenda këtij mandati, do ta bëjmë Vlorën me aeroport, pa diskutim.”

Fakt: Vlora është pa aeroport. Në vitin 2020 aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është ende në fazën e konkurrimit midis kompanive për realizimin e investimit të kësaj vepre.

3. Premtim Damian Gjiknuri: “Projekti i elektrifikimit të Orikumit deri në Llogara, do të ketë një rrjet 20 kwh të energjisë elektrike. Është parashikuar në këtë buxhet.”

Edi Rama: “Paralelisht me procesin historik të përfundimit të elektrifikimit të Orikumit, do të punojmë për të gjithë pjesën e vijës bregdetare të Orikumit.”

Fakt: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i është përgjigjur pyetjes së “Faktoje” për elektrifikimin me një link të Wikipedia, i cili ka vetëm këtë informacion: “Në vitin 1967 ishin elektrifikuar rreth 29% e fshatrave kurse në 25 tetor, 1975 përfundoi elektrifikimi i plotë i 2,547 fshatrave.”

4. Premtim Edi Rama: “Për mua është shumë e rëndësishme që të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe Ministri (Gjiknuri) duhet të mbajë zotimin e tunelit. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet.
Do të nisim shumë shpejt vazhdimin e Lungomares deri tek tuneli i ujit të ftohtë dhe rindërtimin e të gjithë aksit nga uji i ftohtë në Radhimë, deri në Orikum. Do bëhet bashkimi me rrugën e re Orikum-Llogara dhe pastaj tuneli për të shkuar në anën tjetër.”

Rruga e Orikumit

Fakt: Përveç “arnimeve” në rrugën Orikum-Llogara dhe nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë, nuk ka nisur puna për rindërtimin për këto akse. Gjithashtu nuk ka nisur puna as për tunelin e Llogarasë.

Rruga e Llogarasë

5. Premtim Damian Gjiknuri: “Në Vlorë po bëjmë impiantin e parë të energjisë solare në Akërni (70 mln euro investim).”

Edi Rama: “Impianti i parë i energjisë diellore në Shqipëri, 100 mwh, 70 mln euro investim që do të nisë me fillimin e vitit të ardhshëm, sapo të lidhet kontrata në fund të këtij viti në zonën e Akërnisë.”

Fusha e Akërnisë ku duhet të ndërtohej impianti i energjisë diellore

Fakt: Ministria e Energjisë lajmëroi se është zhvilluar procesi i konkurrimit, është nënshkruar marrëveshja e zhvillimit të projektit, por nuk ka filluar puna në terren, në zonën e Akërnisë për prodhimin e energjisë diellore.

6. Premtim Damian Gjiknuri: “Bypass i Fierit dhe i Vlorës të përfundojë dhe të jetë i kalueshëm vitin tjetër.”

Fakt: By-passi i Fierit u hap pjesërisht në muajin qershor, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, për t’u mbyllur sërish në muajin janar 2020. Ndërsa në By-passin e Vlorës kontraktori ende po punon dhe ky aks nuk është i aksesueshëm. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkak të tipologjisë së rrugës, ky aks nuk mund të jetë i kalueshëm deri në përfundimin e investimeve të cilat janë parashikuar të përfundojnë në shkurt 2021.

7. Premtim Benet Beci: “Do të ndërhyjmë në shëtitoren e Sarandës.”

Fakt: Kantieri i punimeve për ndërtimin e shëtitores së Sarandës është në fazë mobilizimi/përgatitje nga Kontraktori. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit punimet do të fillojnë brenda muajit shkurt 2020.

8. Premtim Benet Beci: “Do ndërhyjmë në pikat turistike Porto Palermo, Syri i Kaltër, Zvërnec, Parkun Arkeologjik të Orikumit.”

Fakt: Pavarësisht premtimit për ndërhyrjen në këto pika turistike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha për “Faktoje” se së bashku me Bankën Botërore është rënë dakord që projektet për Porto Palermon, Syrin e Kaltër dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit të mos jenë pjesë e investimeve, kjo për shkak të “kompleksitetit të punimeve”.

FSHZH shtoi gjithashtu se ndërhyrja në Zvërnec është në fazë projektimi dhe brenda vitit 2020 pritet të fillojnë punimet për zbatim.

/Anxhela Ruçi dhe Joel Çela/Faktoje.al 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025
BOTA

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025
Para

VIP-at shqiptar që kanë rënë në dashuri me shikim të parë

TË GJITHA

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com