Nga Ergys Mërtiri
Narrativa vulgare, banale, patetike e Erion Velise, nje perzjerje peshtirosese naiviteti e shejtanlleku, hipokrizie, marrezie e merzie, te shkakton, dore me nji, te prera ne stomak.
Pike se pari, kenga “Ku ka si Tirona” eshte e shemtuar, po aq sa fjalimet e kryetarit te bashkise, por mbi te gjitha nuk eshte aspak nje kenge tiranase.
Se dyti, Tirana nuk ka lindur kur u be kryeqytet, po ashtu sic Erioni, nuk e ka ditelindjen diten qe e ulen ne kolltukun e Kryetarit te Bashkise.
E treta, ka nje prirje, per ta konsideruar katund, Tiranen e hershme. Komunistet jane perpjekur te na mbushin mendjen se jane ata qe e bene ate nje qytet, rilindasit e sotem, e kane shtyre edhe me vone kete, duke pretenduar se ky qytet ka filluar te marre kuptim kur Edi Rama erdhi ne krye te bashkise, ndersa ka te tjere qe priren te pohojne se Tirana filloi te marre formen e nje qyteti, ne kohen e Zogut.
Natyrisht, Tirana ka qene nje qytet i vogel dhe jo nje qender e rendesishme ekonomike. Por ka qene nje qytet i bukur, ne nje pozicion gjeografik te mrekullueshem, me shtepi karakteristike interesante, i paster, i gjelberuar, me vija uji kudo dhe rugica te kalldremta. Pershkrime udhetaresh rrefejne per nje qytet terheqes, qe gjithsesi ka pasur nje treg me mbi 100 dyqane dhe nje jete te gjalle qytetarie.
Nje gazetar suedez, Sven Auren, qe e ka vizituar Tiranen, gjate kohes se Zogut, shprehet me superlativa, duke e quajtur ate nga qytetet me te bukura ne Ballkan, jo vetem per gjeografine, pastertine, arkitekturen, gjelberimin, por me shume per njerezit, marredheniet midis tyre, traditat, gjallerine etj. Shtepite e Tiranes ai i quan keshtjella, ne te cilat tiranasit ndertojne boten e tyre.
Se treti, Tirana nuk u zhvillua por u degjenerua pas ardhjes ne pushtet te komunisteve e deri me sot.
Regjimi i Enver Hoxhes, shkaterroi pazarin e vjeter, Ndertesen e Bashkise si dhe nje mori objektesh me vlere identitare, ne funksion te ndertimit te monumenteve te tij, apo te zhvillimit urban minimalist me prirje funksionale, pa pike shijeje. Parafabrikatet, pallatet prej tulle, si kuti shkrepsesh, pa suvatim dhe pa asnje element estetik, kane qene veprimtarite e para te shperfytyrimit te ketij qyteti. Pas tij, sidomos epoka e Edi Rames, e trasheguar tashme nga Veliaj, eshte faza vdekjeprurese e ketij shkaterrimi.
Sot Tirana eshte e asfiksuar nga kullat dhe pallatet e Betonit, qe kane mbire ne cdo hapesire, pa asnje parameter urban, pa asnje kriter funksional, arkitekturor, estetik etj. Nese i hedh nje sy pejsazhit te merr frika te shohesh sesi shkaperderdhen godinat, ne nje menyre barbarisht katoike, pa asnje raport mes njera-tjetres. Pervec kesaj, ky ekspansion betonizmi ka bere qe Tirana sot te jete qyteti me i ndotur ne Europe, me pa hapesira, me pa infrastrukture, me i pa jetueshem. Tirana sot nuk ka uje, nuk ka kanalizime, nuk ka hapesira per parqe, argetim, zhvillim kulturor, nuk ka hapesira per shkolla, kopshte, institucione sociale, nuk ka hapesira per parkim, nuk ka rruge per te ecur, por rropatesh ne trafik si askund ne bote… Tirana ka vetem kulla e pallate pa kuptim, te ndertuar mbi ish-monumente kulturore te shembura, ose parqe te perdhunuar.
Dhe fajtoret kryesore te kesaj masakre kriminale, jane pikerisht ata qe sot festojne pa kuptim nje ditelindje qe nuk ekziston, duke kenduar ne menyre patetike: Ku ka si Tirona.
Sigurisht, ju garantoj, askund nuk ka si Tirnona. Ne asnje vend te botes!