• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania vendos për Huawei-n

23:10 : 11/02/2020
në BOTA

Gjermania është duke marrë vendimin nëse dhe deri në çfarë mase të lejojë Huawei-n, gjigandin e teknologjisë kineze, të hyjë në infrastrukturën e tij të telekomunikacionit të gjeneratës së ardhshme. Zëri i Amerikës mësoi se vendimi mund të merret brenda ditës së martë.

Vendimi “është shumë pranë”, thotë Emily Haber, ambasadorja gjermane në Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të një pyetjeje të bërë nga Zëri i Amerikës pasditen e së hënës në lidhje me qëndrimin e qeverisë gjermane për Huawei-n.

Ambasadorja e Gjermanisë në SHBA, Emily HaberAmbasadorja e Gjermanisë në SHBA, Emily Haber

“Për marrjen e vendimit do të luajë rol edhe aspekti i besueshmërisë së palës që bën ofertën”, shtoi zonja Haber.

Zëri i Amerikës ka mësuar nga burime diplomatike se vendimi mund të merret që të martën, 11 shkurt, kur ligjvënësit gjermanë të mblidhen në Berlin.

Lexo edhe:

Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

Urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar

Jacob F. Kirkegaard, i Institutit Peterson me bazë në Uashington për Ekonominë Ndërkombëtare, mendon se Gjermania mund të ndjekë shembullin e Britanisë dhe të arrijë një zgjidhje kompromisi “mes sugjerimit të zonjës Merkel për vendosjen e vetëm pak kufizimeve, dhe linjës më të fortë për rregulla shtrënguese, të mbështetur nga një grup deputetësh të udhëhequr nga Norbert Roettgen”, i tha zoti Kirkegaard Zërit të Amerikës.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel duket se dëshiron të bashkëpunojë me Pekinin në mënyrë që të sigurojë interesat e biznesit gjerman në Kinë, ndërsa Roettgen, gjithashtu një anëtar i Bashkimit qeverisës Demokratik Kristian (CDU) dhe kryetar i Komitetit me ndikim të Çështjeve të Jashtme në Bundestag, nuk e ka mbajtur të fshehtë mosbesimin e tij ndaj Huawei-t.

Roettgen risolli në vëmendje mesazhin e tij në Twitter të 23 nëntorit, pas një votimi të CDU-së, ku ai e quajti votën unanime një fitore të madhe dhe një deklaratë të qartë për qëndrimin e CDU-së për këtë çështje.

Unser #Initiativantrag zu #5G wurde beim #cdupt19 einstimmig beschlossen – ein Riesenerfolg! Die Debatte kommt in den #Bundestag. Klare Position der @CDU gegen Einfluss ausländischer Staaten in deutsche kritische Infrastruktur & für eine europäische Lösung! pic.twitter.com/W3uvLAxWJU

— Norbert Röttgen (@n_roettgen) November 23, 2019

Pozicioni i CDU “kundër ndikimit të huaj në infrastrukturën kritike gjermane” si dhe vendosmëria e saj për të gjetur një zgjidhje evropiane janë “të qarta”, tha ai në Twitter, “në vazhdim vjen debati parlamentar” i cili mund të zhvillohet të martën në Berlin, thonë burimet për Zërit të Amerikës.

Sipas mendimit të Kirkegaard, Gjermania gjithashtu mund të vendosë një tavan për pjesën e tregut ku do të lejohet Huawei dhe mund të përpiqet ta pengojë kompaninë të furnizojë pjesët thelbësore të rrjetit. Një masë të tillë e njoftoi rishtazi Britania, megjithë kundërshtimin e fortë të Uashingtonit.

Sidoqoftë, ai thekson se duke patur parasysh veçorinë e teknologjisë kryesisht “cloud” (të depozitimit të të dhënave në paisje të largëta qendrore) të mbështetur në teknologjinë 5G, mbetet “teknikisht e paqartë” se si do të përcaktohet qartë dallimi mes pjesëve thelbësore dhe atyre periferike.

Nëse parlamenti gjerman do të votonte për ta përjashtuar Huawei-n nga infrastruktura e telekomunikacioneve 5G të Gjermanisë, kjo do të ishte një surprizë e madhe për shumë njerëz, përfshirë zotin Kirkegaard. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një “humbje e madhe për Merkel-in”, thotë ai. Ndërkohë partia e zonjës Merkel është trazuar, pasi pasardhësja e caktuar prej saj, Annegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi të hënën dorëheqjen nga kryetare e CDU-së./VOA/

Etiketa: Gjermania vendos për Huawei-nHuawei

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Huawei tejkalon Samsungun me shitje të smartfonëve

23:04 : 31/07/2020
AKTUALITET

Urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar

23:17 : 14/07/2020
Shkrime promocionale

Huawei publikon raportin vjetor të vitit 2019

20:20 : 02/04/2020
HI-TECH

Huawei sjell miliarda dollarë në ekonomitë europiane

16:58 : 09/11/2019
Para

Selfie-t kthehen në obsesion

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com