Territori shqiptar do të karakterizohet sot (e martë, 11 shkurt) nga një mot kryesisht pa reshje. Sipas Meteoalb në orët e para të ditës zonat veriore mbeten me vranësira dhe reshje të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime. Por në orët e pasdites dhe në vijim kushtet atmosferike përmirësohen gradualisht edhe në veri të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimane nga -1°C deri në 18°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në det dallgëzim mbi 4 ballë.