Europol-i paralajmëron për sulme të mundshme të tjera të ISIS-it në Evropë, me një ndryshim të strategjisë së atentateve nga ana e grupit xhihadist.
“Vërejmë zhvillime në mënyrën se si ISIS-i sulmon Evropën”, deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë Evropian (Europol), Wil van Gemert.
“Është e mundur që për atentatet e tij të përdorë instrumente apo modalitete të reja”, vahzdon Wil van Gemert.
“Për shembull mund të përdorin vetura bombë sikurse bënte IRA”, thekson zëvendësdrejtori i Europol-it.