• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U vonua se pa ndeshjen me shokët/ Burri nga “Ali Demi” rrihet nga gruaja: Më goditi me …. (HISTORIA E PADËGJUAR)

13:16 : 05/02/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE, SOCIALE
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Përditë gra të shumta denoncojnë dhunën, ose duke kërkuar si fillim urdhër mbrojtjeje ose duke njoftuar policinë. Por dhunë nuk ushtrojnë vetëm burrat. Pra nuk rrihen vetëm gratë. Po sikur t’ju themi se edhe gratë i rrahin burrat? Edhe burrat kërkojnë urdhër mbrojtjeje prej bashkëshorteve. Dosja që gazeta “Si” po zbardh mban numrin 5154 dhe ka si të pandehur pikërisht një grua që ia ka bërë malore bashkëshortit.

Gruaja quhet Elona, është 40 vjeç, ka lindur dhe banon në rrugën “Ali Demi” thuhet në dosje. Ajo jeton në një banesë private. Ka dy fëmijë dhe ndryshe nga çdo burrë që ka përfunduar i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes, asaj nuk rezulton t’i jenë hedhur prangat, pasi akuza çmon që bashkëshortja e dhunshme nuk paraqet rrezikshmëri. Bashkëshorti ka inicialet A. K, lindur në 4 nëntor 1965 në kryeqytet. Siç rezulton nga materialet që gazeta “Si” disponon çështja e themelit është përfshirë në kategorinë e dosjeve penale të dhunës në familje, parashikuar nga neni 130 fraksion a i Kodit Penal.

Si nisi hetimi?

Hetimi, sipas një burimi zyrtar të policisë pranë Drejtorisë së Qarkut, nisi pas referimit me shkresë numër 3885k ndaj gruas me emrin Elona. Prokuroria thotë se ajo rrahu burrin, pasi ai u kthye vonë, pasi kishte ndjekur një ndeshje futbolli dhe konkretisht në fashikullin e referuar që gazeta “Si” po e zbardh ekskluvivisht përshkruhet:

Shtetasi A.K është i martuar prej 18 vitesh me Elonën. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Bashkëshorti tregon se prej një viti e gjysmë ai ka probleme me gruan dhe se ajo sillet agresive me të.

Lexo edhe:

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

A. K: Njëherë kam qenë i shtruar në Spitalin e Traumës për pesë orë dhe katër herë ne kemi qenë në komisariat për t’i zgjidhur këto probleme. Së fundmi, unë u ktheva në banesë rreth orës 22.00 të natës, pasi ndoqa një ndeshje futbolli me shokët. Gruaja më pyeti ku isha? Ju përgjigja se nuk i duhet gjë se ku isha, “pasi edhe ti nuk më tregon ku shkon kur largohesh nga shtëpia”. Në këtë moment, bashkëshortja filloi të më godasë me sende të ndryshme, duke më dëmtuar në pjesën e ballit dhe te vetulla dhe më çorri në qafë. Jeta më është bërë stresuese për shkak të saj dhe ndër të tjera më ka kërcënuar se do më vrasë.

Policia shpjegon për gazetën “Si” se menjëherë pas këtij kallzimi ka kryer këqyrjen e jashtme me fotografi si dhe ekspertim mjeko-ligjor, ku dhe ka evidentuar dëmtime në ballë dhe në krahë të bashkëshortit, duke konfirmuar se ai ishte dhunuar në familje nga partnerja.

Por, e akuzuara shpjegon më tej se konfliktet mes çiftit dhe në familje kanë nisur për shkak të vjehrrit në shtëpi. Si fillim, Elona tregon se është konfliktuar me kunatën që e akuzonte se nuk kujdesej më për vjehrrin e më pas edhe me bashkëshortin. “Duke qenë se këto situata janë bërë të shpeshta, ka ndodhur edhe që policia të vijë shpesh në banesë dhe për këtë bashkëshorti filloi të bëhej xheloz, për inspektorin e zonës”, shton gruaja në deklaratën e saj. Gruaja tregon për rastin e fundit.

Elona: Ai u kthye në shtëpi dhe filloi të më akuzonte sërish për të njëjtën gjë dhe unë reagova duke e goditur me pëllëmbë dhe duar. Por im shoq humbi ekuilibrin për shkak se ishte i pirë dhe u rrëzua përtokë. Pas hetimeve, dosja ka kaluar për gjykim në fund të dhjetorit 2019 dhe pritet që së shpejti të nisë edhe gjyqi i themelit, një ndër më të rrallët ku një grua akuzohet se ka rrahur të shoqin, ndryshe nga shumë dosje të tjera ku viktima të dhunës janë vetë gratë./Gazeta Si

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
BOTA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026
Para

VIDEO/ I dënuar me 11 vite burg, kapet mashtruesi

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom