Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari ose ndryshe Cekja ka treguar një histori nga koha e diktaturës teksa ishte i ftuar në “E diell”.
Teksa rikujtoi batutën e tij të famshme “Alo Ushnja!”, Cekja ka treguar se për atë skeç është thërritur në zyrat e partisë pasi është konsideruar si ofendim.
“U bë bujë atëherë kjo si batutë. Se Lushnja ishte hambari i Shqipërisë. Më thirrën në zyrat e sekretarëve të parë. ‘E di ça është Lushnja’,-më tha njëri. Jo i thashë. Epo është hambari i Shqipërisë më thanë. S’kam punë me hambarin i thashë unë, se humor bëra,”-rrëfeu aktori.