• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porto Romano-Sharrë, manovra 150 mln euro me inceneratorin

15:28 : 30/01/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Një ditë më parë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve lajmëroi fituesin e tenderit 15 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano. E gjithë procedura u zhvillua e fshehtë, me negocim të drejtëpërdrejtë dhe kontrata e majme ju dha një kompanie të regjistruar vetëm tre muaj më parë. Por ky është vetëm hapi i parë i nje manovre qindra milionë euroshe, në qendër të së cilës qëndron koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

Porto Romano është venddepozitimi i vetëm që grumbullon mbetjet urbane të qytetit të Durrësit. Me mbylljen e këtij landfilli, duhet gjetur një vend tjetër për të sistemuar plehrat e qytetit të Durrësit. Dhe me sa duket qeveria e ka gjetur zgjidhjen, ndonëse nuk e ka zyrtarizuar ende atë. Mbetjet e Durrësit do të vijnë në Tiranë, ku do të përpunohen nga koncesioni i inceneratorit. Ky është biznes i madh. Shumë i madh.

Incenratori i Tiranës u dha me koncesion në vitin 2017 tek një kompani e quajtur Integrated Energy BV SPV, me qendër në Hollandë. Në bazë të kontratës koncesionare, kompania ka fituar të drejtën e ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës për një afat 30 vjeccar. Në këmbim Bashkia Tiranë paguan 29 euro për ccdo tonë mbetje, që depozitohet apo përpunohet nga koncesionari.

Por vendimi për depozitimin e mbetjeve të Durrësit në Tiranë i ndryshon llogarisë. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht qyteti i Durrësit prodhon rreth 150 mijë tonë mbetje në vit. Me tarifën 29 euro për tonë, kjo do të thotë se biznesi i inceneratorit të Tiranës do të përfitojë 4.5 milionë euro të tjera në vit nga plani i qeverisë për të sjellë mbetjet e qytetit bregdetar në Tiranë. Për 30 vitet e koncesionit, kjo manovër do t’I sjellë koncesionarit të inceneratorit të paktën 150 milionë euro, duke mbajtur parasysh dhe rritjen natyrale të sasisë së mbetjeve gjatë viteve në vijim.

Lexo edhe:

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

Por kjo manovër, përmes të cilës qeveria thuajse dyfishon koncesionin e inceneratorit të Tiranës, ngre një sërë pikëpyetjesh të forta ligjore, por edhe financiare. Koncesioni i inceneratorit të Tiranës është dhënë mbi një plan biznesi që bazohej në sasinë e mbetjeve të gjeneruara nga Tirana. Mbi këtë sasi dhe mbi këtë plan biznes, është përcaktuar tarifa 29 euro për ton, që Bashkia I paguan koncesionarit.

Por dyfishimi i sasisë së mbetjeve e ndryshon totalisht plan biznesin. Rrjedhimisht ky ndryshim duhet të reflektohej në uljen e fortë të tarifës, që qytetarët paguajnë përmes taksave për koncesionarin e inceneratorit. Ashtu sicc duhet ta ulte edhe vendimi arbitrar, i cili detyroi me forcë kompanitë e ndërtimit të depozitojnë të gjithë dherat e gërrmuar në landifillin e Sharrës duke paguar tarifë të kripur tek koncesionari.

Deri tani, sa herë që është shfaqur rasti qeveria ka luajtur në favor të inceneratorit. Manovra me mbetjet e Durrësit pritet të jetë loja e radhës, e një koncesioni problematik, që vetëm zgjerohet në kurriz të qytetarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu
AKTUALITET

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025
BOTA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025
AKTUALITET

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025
AKTUALITET

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025
Para

Nga trafiku i drogës te atentati për borxhet/ E kaluara e të “padukshmit”, në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës

TË GJITHA

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com