• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti i fortë/ Ja çfarë thotë inxhinierja Luljeta Bozo

18:03 : 29/01/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo vijon të jetë një zë qetësues për qytetarët shqiptarë, të cilët prej nëntorit jetojnë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bozo ka vijuar edhe sot misionin e saj, duke dhënë edhe disa këshilla të vlefshme.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar. Bozo theksoi se duhet të bëhet shumë në aspektin e edukimit të qytetarëve për këtë çështje.

“Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor. Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore. Kjo kore është këputur dhe janë krijuar 6 pllakat e famshme. Janë fenomene që ndodhin vazhdimisht. Është normale që gjithë kjo energji që grumbullohet kur është në një sasi të madhe dhe e gjen zonën të dobësuar në sipërfaqe ndodhin.

Kjo është normale dhe këtë insistoj në takime me njerëzit. Duhet të bësh shumë në aspektin e edukimit. Këta që janë sot 40 vjeç nuk e kanë përjetuar dhe iu duk qamet i madh. Ne jemi në një territor që është shumë sizmik”, tha Bozo.

Sipas inxhinierës së famshme dhe shumë të dashur për shqiptarët, tërmeti me magnitudë 4.9 i regjistruar një natë më parë ishtë një paslëkundje dhe është i gjithë proces i tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo edhe:

Ndërtoi dy shtëpi të prishura nga tërmeti, Xhesika Berberi: Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, dridhesha

Tërmeti/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Ishin paslëkundje …

“Kjo energji çlirohet në mënyrë shumë brutale. Ka një paralajmërim të vogël. 21 shtatori ishte një lloj paralajmërimi. Para se të ndodhte pati një lloj paralajmërimi. Kjo energji nuk çlirohet dot menjëherë, do kohën e vetë. Varet nga shumë aktorë. Në çfarë thellësie çlirohet, sa është çarja tektonike. Ne kemi zonën e Mesdheut ku bien 25% e tërmeteve. Nga studimet që kanë bërë sizmologët tanë, ata parashikuan që tërmetet si i 1979 përsëriten pas 40 vitesh, tërmete të kësaj natyre. Se territori ynë ka pasur dhe tërmete shumë më të fuqishme. Qameti është nëse ne nuk marrim masa që të mbrohemi. Tërmeti i 21 shtatorit mund të ishte një paralajmërim. Çfarë janë pas 26 nëntorit janë pasgoditje. Nëse shikoni kurbën, të gjitha kanë vlerën më të vogël se ai”, theksoi zonja Bozo.

Sipas saj, më të rrezikshme për strukturat janë lëkundjet horizontale. “Vertikalja është në epiqendër. Sa më simetrike të jetë planimetria aq më i sigurt është objekti. Nëse hyn në përdredhje struktura është shumë e rrezikuar”, u shpreh ajo.

Bozo qartësoi se tërmete si i mbrëmshmi mund të dëmtojnë banesat që janë dëmtuar ndërkohë nga lëkundjet e mëparshme ndaj dhe banorët nuk duhet të hyjnë në to.

“Njerëzit ku ekspertët e kanë deklaruar objektin të pabanueshëm në asnjë mënyrë nuk duhet të futen brenda. Nuk duhet rrezikuar. Edhe atje ku janë bërë dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, jo shumë të rënda por të riparueshme as atje nuk duhet të futen. Kurse atje ku nuk ka dëmtime nuk kanë pse të dalin nga shtëpitë”, u shpreh Bozo.

Sa i përket parashikimit nga vetë institucionet se në Turqi do të ketë një tërmet dhe më të fuqishëm se ai i para disa ditëve në pjesën Lindore, Bozo tha se kjo varet nga historiku.

“Në Stamboll e bazojnë, ma merr mendja se kanë ekip shumë të mirë të sizmologëve e inxhinierëve, në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Do të thotë që po afrohet periudha siç e prisnim ne. Unë e prisja p.sh. një tërmet si i vitit 1979. Ua kam thënë studentëve. Ata e bazojnë diku këtë thënie. As ai nuk e thotë se kur por thotë se mund të presim”, u shpreh ajo.

Bozo tha se nuk i beson teoritë konspirative se tërmetet mund të shkaktohen nga dora e njeriut.

“Jo. Nëse bëhet një shpërthim bërthamor në një thellësi të caktuar që imiton ndonjë tërmet të fuqishëm por nuk besoj. Këto janë fenomene natyrore periodike. Është një histori miliona vjeçare, janë disa epoka, ku janë formuar gjithë malet, gjithë ajo energji e madhe ka arritur ta rrudhosë koren që janë bërë malet. Ose ka çliruar energji në material të lëngshëm, vullkanet, ka vargmale pafund. Këto janë forca të natyrës që njeriu është mirë t’i dijë e t’i njohë që të jetë i qetë”, deklaroi Bozo.

Etiketa: #Termeti#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ndërtoi dy shtëpi të prishura nga tërmeti, Xhesika Berberi: Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, dridhesha

11:40 : 01/10/2020
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Ishin paslëkundje …

19:59 : 08/06/2020
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu Ormeni: Ja pse lëkundjet ishin të forta

19:42 : 08/06/2020
AKTUALITET

Tërmeti/ Reagon Ministria e Mbrojtjes! Ja çfarë thotë

18:04 : 08/06/2020
AKTUALITET

Pallati i dëmtuar nga tërmeti do të shembet/ Banorët në protestë: Më parë duam marrëveshje (Foto)

20:20 : 14/05/2020
RAJONI

Lëkundet sërish Greqia/ Ja sa ballë ishte tërmeti (Foto)

19:36 : 07/05/2020
Para

Zëri i Amerikës: Haradinaj detyrohet të paguaj taksë rrugore gjatë vizitave zyrtare në Shqipëri

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com