Skandaloze dhe e turpshme! Vetëm kështu mund të quhen pamjet që vijnë nga qyteti i Sarandës. Një grup të rinjsh, siç duket nga frika dhe ankthi që i ka mbërthyer nga i ashtuquajturi Koronavirus, e kanë nxjerrë mllefin ndaj një shtetasi kinez që ka qenë duke lëvizur në këmbë në qytetin bregdetar.
Siç shihet dhe në video, një i ri që po udhëton me makinë has në rrugë një shtetas kinez që po ecën në trotuar. Ai hap xhamin e makinës dhe i drejtohet qytetarit kinez me fjalët: “Koronavirus, ptu të q…”.