• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse Top Channel po censuron deklaratat e PD për Erion Veliajn e Sadri Abazin?

15:20 : 25/08/2016
në AKTUALITET

Televizioni Kombëtar Top Channel ka censuruar këto ditë disa akuza të Partisë Demokratike për dy personazhe kontrovers të Partisë Socialite; kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe deputetin Sadri Abazi.

Në edicionet e ditës së djeshme ra në sy mungesa e një deklarate të deputes Mimoza Hajdarmataj që i bënte thirrje prokurorisë të merrte në përgjegjësi penale Erion Veliajn. Kërkesa vinte pas publikimit të një investigimi të BIRN, që hedh dritë për herë të parë mbi përgjegjësinë e Veliajt në shfrytëzimin çnjerëzor të fëmijëve në landfillin e Sharrës, pas vrasjes tragjike të 17 –vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Top Channel jo vetëm nuk e transmetoi deklaratën, por nuk pasqyroi as shqetësimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha mbi censurimin e denoncimit të opozitës.

Në këtë mënyrë Top Channel iu shtua listës së mediave tradicionale që po heshtin për skandalin e Sharrës. Por teksa mediat e tjera kanë mbyllur gojën për rastin, ky televizion “zhduk” nga ekrani i tij edhe opozitën kur flet kundër Veliajt.

Përse kjo censurë e zërit të opozitës kur ajo flet për kryebashkiakun e Tiranës?

Lexo edhe:

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

Në një vit në krye të Bashkisë, Erion Veliaj ka mundur t’i influencojë gazetat e televizionet me pushtetin që i ka dhënë kjo detyrë. Punë publike, tendera, punësime e presione janë pjesë e këtij pushteti.

Por Top Channel duket se ka edhe në lidhje specifike me kryebashkiakun.

Aksionerët kryesorë të televizioni kombëtar janë përfolur për lidhje biznesi me të. Një denoncim i bërë në disa media flet për një kontratë për shfrytëzimin e 100 kioskave në territorin e Bashkisë nga familja Hoxha. Aksionerët nuk i kanë përgënjeshtruar këto denoncime.

Por teksa me Veliajn e lidh biznesi, nuk kuptohet përse ky televizion ka censuruar dy ditët e fundit edhe disa deklarata të PD në lidhje me deputetin socialist, Sadri Abazi dhe implikimin e tij në tendera e kontrata të dyshimta qeveritare.

Disa deklarata të zëdhënëses Ina Zhupa për tendera publikë të fituara nga kompani të lidhura me familjen e Sadri Abazit në bashkinë e Dibrës, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, nuk u dhanë. Nuk u transmetuan as dy denoncime të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, për tentativat e kryeministrit Rama për të vjedhur zgjedhjet në Dibër me polici e banda kriminale.

Nga ana tjetër Top Channel mori përsipër dje t’u jepte përgjigje disa akuzave të opozitës, sipas të cilave, Sadri Abazi po ndërton një kat pa leje në një pallat që ka patur vendim prishje që në vitin 2010 nga Edi Rama, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Në mbrojtje të Abazit, Top Channel sqaron se punimet në katin e sipërm të pallatit pranë Zogut të Zi po kryhen sipas ligjit. Dhe akuzave të opozitës u përgjigjet duke thënë se pallati ka marrë leje legalizimi në vitin 2015.

PJESË NGA KRONIKA: “Top Channel iu drejtua zyrtarisht edhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke e pyetur nëse ishte legalizuar pallati në fjalë dhe a ishte i përfshirë në proces legalizimi kati i fundit i këtij objekti. Përgjigjia zyrtare zyrtare është një dokument që në vitin 2015 Usluga sh.p.k ka marrë leje legalizimi për 3 objekte, ku përfshihet edhe kati i fundit (video më poshtë).

PD ka publikuar këto ditë një vendim të Edi Ramës, të vitit 2010 kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, për ta prishur pallatin në fjalë. Dokumenti i publikuar nga PD nuk gjeti vend në kronikën e Top Channel, që sqaronte shikuesit e tij se pallati ishte me leje dhe se akuzat e PD nuk qëndronin.

Por kronika e TCH nuk i jep përgjigje thelbit të akuzës së PD: Përse Edi Rama nuk e prishi pallatin e Sadri Abazit, që deri në vitin 2015 nuk kishte leje, në një kohë kur sa erdhi në pushtet ai nisi një fushatë për prishjen e pallateve e ndërtesave të tjera të ligjshme e të paligjshme, duke i hedhur në erë me tritol?

Mbrojtja që TCH i bën deputetit milioner të Partisë Socialiste lidhet me angazhimin e tij në fushatën elektorale të Dibrës, zgjedhje të cilat, e kalojnë kufirin e lokaleve, pasi vijnë në hapjen e vitit elektoral. Vetë TCH nuk e fsheh këtë, teksa e mbyll kronikën në këtë mënyrë: “Mesa duket, më shumë sesa e vërteta për pallatin e tij është e rëndësishme fushata politike ku ai është përfshirë”. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

17:22 : 21/07/2025
AKTUALITET

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025
AKTUALITET

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

17:08 : 21/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Ballkani firmos me portierin e Dinamos së Bukureshtit

17:07 : 21/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
SPORT

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025
Para

Skandali Veliaj/ PD: Pse nuk vepron prokuroria dhe mediat heshtin?

TË GJITHA

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

17:22 : 21/07/2025

Vokshi pas vendimit të GJKKO: Edi Rama e ka shpërblyer Vilma Nushin me miliona euro nga taksat tona

17:19 : 21/07/2025

Asfiksohen tre zjarrfikës në Dukat, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

17:08 : 21/07/2025

Zyrtare/ Ballkani firmos me portierin e Dinamos së Bukureshtit

17:07 : 21/07/2025

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com