• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kartëmonedha prej 100 eurosh më e falsifikuara në tregun e Kosovës

23:20 : 28/01/2020
në RAJONI

Rreth 70 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm brenda pjesës së parë të vitit 2019.

Kartëmonedha më e falsifikuar, sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të cilat i janë dërguar Radios Evropa e Lirë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka qenë ajo prej 100 euro, ndërkaq prej monedhave, kanë qenë ato në prerje prej 2 dhe 1 euro.

Denominimet në vlerë prej 500, 200 dhe 50 euro, përbëjnë përqindje më të vogël të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara, përkatësisht rreth 17 për qind.

Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se duke u bazuar në raportet statistikore të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë për tri vjetët e fundit, shihet një rritje e rasteve të parave të falsifikuara, por, siç thonë ata, kjo rritje nuk është në nivel shqetësues.

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova i ka kapacitetet e veta ligjore dhe institucionale për luftimin e dukurisë së falsifikimit të parave. Sipas tij, lufta kundër kësaj dukurie është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse.

Lexo edhe:

Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano

1000 euro viza të falsifikuara për në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

“Bazuar në raportet e fundit të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në gjysmën e parë të vitit 2019 janë identifikuar një numër prej 656 kartëmonedhash dhe 2,184 monedhash të falsifikuara, të cilat janë tërhequr nga qarkullimi, kurse shuma e tyre ishte rreth 65,695.00 euro (para letre), përkatësisht 3,244.45 euro (para metali). Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave dhe monedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt”, thotë Ahmeti.

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, për veprën penale ‘falsifikim i parave’ janë regjistruar 619 raste, ndërsa në vitin 2019 janë të evidentuara 590 raste.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë edhe vlerën e parave të falsifikuara të cilat janë konfiskuar gjatë këtyre operacioneve të organeve të rendit.

Të dhëna të vlerës së parave të falsifikuara, polica ka paraqitur në dy rastet e fundit të operacioneve të ndara që kanë të bëjnë me veprën penale falsifikim i parave.

Vetëm në një rast, gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës ka thënë se ka parandaluar prodhimin e mbi 4 milionë dollarëve të falsifikuar, ndërsa në një rast tjetër ka kapur rreth 4 mijë euro para të falsifikuara. Në të dy rastet, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar.

Ndikimi i parave të falsifikuara në tregun e Kosovës

Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se falsifikimi i parasë është krim që në mënyrë të vazhdueshme paraqet rrezik për ekonominë e çdo vendi pa përjashtim dhe është burim i humbjes financiare të shoqërisë.

“Efektet e dëmshme që paratë e falsifikuara shkaktojnë në shoqëri kanë të bëjnë me zvogëlimin e vlerës së parasë reale; rritjen e çmimeve (inflacionit) për shkak të qarkullimit të më shumë parave të gatshme në ekonomi, si pasojë e rritjes artificiale dhe të paautorizuar të ofertës së parave; ulje e besimit në paratë e gatshme dhe humbjet për qytetaret dhe bizneset kur ata nuk rimbursohen për paratë e falsifikuara të detektuar dhe të konfiskuara nga institucionet financiare”, thotë Kushtrim Ahmeti nga BQK.

Mejdi Bektashi, ekspert i çështjeve financiare, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk konsiderohet si vend prodhues i kartëmonedhave të falsifikuara edhe pse gjatë dy-tri vjetëve të fundit ka pasur tentativa për të organizuar prerjen e 50, 100 apo 200 eurove.

“Rasti i fundit i këtyre parave të falsifikuar (4 milionë dollarë) do të krijonte efekte negative. Në radhë të parë do të krijonte pasiguri te qytetarët, por efektet mund të jenë edhe në rritjen e inflacionit për shkak të tepricës së parave, në këtë rast të falsifikuara në tregun e Kosovës”, thotë Bektashi.

Ai shton se shumica e shteteve, kryesisht ato të Eurozonës, po përdorin reduktimin e transaksioneve me para të gatshme, duke i stimuluar si qytetarët dhe bankat që të përdorin paranë elektronike për të kryer transaksione të ndryshme.

“Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Eurozonës, ajo ka për obligim të marrë masa preventive me qëllim që të mbështesë dhe të krijojë një sistem të shëndoshë dhe efikas për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, kryesisht përmes monitorimit efektiv të falsifikimit të euros, por edhe të valutave të tjera”, thotë Bektashi.

Në janar të vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën, duke kaluar nga valuta marka gjermane (DEM) në valutën euro.

Në atë kohë, Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bënë angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave të falsifikuara, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave të falsifikuara./rel/

Etiketa: 100 eurofalsifikimkartmonedhatregu i Kosoves

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është punonjësi i Bashkisë Kolonjë, të cilit iu falsifikua firma nga “Çuçka” dhe Entela Çano

16:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

1000 euro viza të falsifikuara për në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

11:24 : 27/09/2025
AKTUALITET

Akuzat për mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

10:12 : 30/07/2025
AKTUALITET

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

10:44 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

21:12 : 04/06/2025
Para

Greqia kundërshton kërkesat turke për të çmilitarizuar 16 ishuj të Egjeut

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com