• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Apeli i gazetares: Hapini rrugën këtyre njerëzve! Sa më shpejt…

13:12 : 13/12/2019
në BOLD BLOG

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

Nga Edlira Gjoni

A ka mundësi t’u hapim rrugën këtyre njerëzve? Sa më shpejt! Pa kthime prapa! Pa shumë dredha! Transparencë, informacion e plane nuk u jep kush, po rrugën, a ka mundësi të mos ua bëjmë ferr?

Nxirrni akt a ligj po të doni. Sonte, nëse duhet! Po mos ngrini mure! Perëndia rrëzo, e ju ço në qiell, me procedura absurde për rastet e veçanta (Gjendje emergjente dhe shtëpi fshati në formën ekzistuese. Jo ndërtim qejfi, por rindërtim i asaj që ia prishën forcat madhore jashtë fuqisë së tij)

Që ky kryefamiljar të fillojë punën për rindërtimin e shtëpisë së rrëzuar nga natyra, (në pronën e tij, në fshat, në kushte sfiduese për fizikun, gjendjen financiare, emocionale, shpirtërore, çnjerëzore në dimrin që erdhi e nuk ka mëshirë në baltën e kodrës), edhe nëse gjen fonde, edhe nëse merr borxh, edhe nëse shet shpirtin të ndërtojë aty ku ishte, në gurin e vet, i kërkohet kjo listë masakruese dokumentacioni për të sheshuar ç’ka ngelur e të nisë themelin e ri, po në sinorët e tij:

(Muri absurd i burokracisë mbi baltë)

1) Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit të aplikimit, (ok)

2) Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë; (ok)

3) Zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta; (Seriozisht?????)

4) Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
(Pse? E ka Njësia tashmë këtë dokument. Shtëpia do bëhet siç ishte. Aty ku ishte. Asgjë e re. Pse dokument i ri?)

5) Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës; (Pse Fusha SHPK është kryefamiljari i këputur që i kërkoni këto? Apo do ndërtoje të Teatri ky? Shtëpinë e tij në tokën e tij do ndërtojë. Relacionet e LNM-të kërkojani tjetërkujt)

6) Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit; (Po! Fillon në 26 Nëntor. Mbaron sa më parë. 1 Shkurt. 1 Mars. Nesër! Si mund ta ndihmosh ti?)

7) Preventivi; (Ha, pse? Se mos del më shumë nga 20 milionët që do u jepen në jetën tjetër?)

8) Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
(Edhe ketë kërkojani Fushës e Salillarit. Njeriun këtu lëreni të hapë themelet e të fusë kokën brenda)

9) Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit,
(Hiqeni ketë barrierë për fshatin)

10) Mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit; (Falini)

11) Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale. (Paguajeni ju po keni, nga donacionet disa milionëshe që kanë ardhur në emër të këtyre)

12) Zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës. (Ok. Edhe noteri ta bëjë falas, si kontribut)

Koha për marrjen e shërbimit është brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit. Në Kushtet e Gjendjes së Emergjencës, për 5 ditë!

Deri tani, Bashkia Durrës përcjell çdo vajtje apo telefonatë dhe na jep këtë listë.

Po kjo gjendja e jashtëzakonshme, dimri, fakti që nuk u jepni as fonde, as informacion, as ndihmë, për çfarë hyjnë në punë?

Fillojeni nga më e thjeshta: Hiqni barrierat për fshatrat e dëmtuar. Tani! Kur u del koha të miratoni mbyllje gojësh, hesapesh e mediash, del e tepron koha edhe të rrezoni këto muret skandaloze të ngritura me sipër.

Hapini rrugën fshatit!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
AKTUALITET

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Video për të mos u humbur! Si i vërsulet tufa me pata këngëtares së famshme shqiptare

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com