Një nga cilësitë për të cilat kryeministri Edi Rama njihet nga të gjithë shqiptarët, është se ai i shet të gjithë për të shpëtuar veten.
I zënë ngushtë nga tërmeti i fundit, i cili nxori në dritë gjithë zullumet e bëra me ndërtimet në Tiranë dhe Durrës, kryeministri Edi Rama ka lëshuar mediat pranë tij, që të sulmojnë këdo vetëm për ta shpëtuar edhe këtë herë.
Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, duke ju referuar deklaratave të fundit të bëra në studiot televizive pranë qeverisë, shkruan se deri më sot të gjithë analistët sulmojnë zyrtarët e bashkive apo dhe vetë miqtë e ngushtë të Ramës, duke i targetuar ata si fajtorë për abuzimet me ndërtimet.
Ndërkohë Malltezi ka bërë publike 16 pyetje, të cilat media e Ben Blushit apo dhe ato të oligarkëve të tjerë pranë qeverisë, nuk kanë guxuar kurrë t’ia bëjnë.
Postimi i plotë i Malltezit:
Perpjekja e Blushit dhe oligarkeve per te bere tualetin e Edi Rames. Dje media e blushit dhe oligarkeve te tjere u rrek ten a tregonte se fajin per termetin e kishin ndertuesit dhe xhuxhi. Ndersa per edi ramen, asgje, pervec voneses se kryerjes se nje tenderi…
Te keqperdorurit e qeverise kujtojne se Shqiptaret “nuk shikojne, nuk degjojne e nuk kuptojne” ose se mund te tallen me shqiptaret duke I shperqendruar vemendjen nga fajtoret e jeteve te humbura tek brekushet e rradhes. Ja disa pyetje te thjeshta per tv blushin:
- A ka pergjegjesi qeveria qendrore per vdekjen e kryekomisarit ne Kavalishence? A nuk ishte shpallur e pabanueshme? Pse i coi atje Ministria? Ka ndokend pergjegjes?
- A ishte emergjenca civile ne nivelin e duhur, me te mirin ne 30 vite sic deklaruan me pompozitet 99-et si ajo e doganave dhe e Gjallices ne pergjigjet tallese ndaj presidentit?
- A pati ndonje te vetem nga emergjenca civile qe te ishte ne terren me helmete, doreza, kamera infrared, krik pneumatik, etj.?
- Ka ndonje pergjegjes qe perlahen 1 milione euro cdo vit per stervitjen e qenve dhe na doli se nuk kishin asnje qen per be per operacione kerkim-shpetimi? E kujt del pergjegjesia?
- Ku kane shkuar qindra mijera euro mjete te blera sipas specifikimeve teknike te projektit me Basnken Boterore? Ish drejtori i emergjencave tregoi se ato mjete duhet te jene ne magazine, por perderisa nuk u perdoren as dorezat, as helmetat as kriku, etj. i bie qe ose te jene vjedhur ose te jene harruar neper sirtare nga zyrtaret e korruptuar qe nuk kane perparesi shpetimin e jeteve por berjen e tenderave apo perlarjet me PPP.
- A ka njeri pergjegjes qe na tallen gjithe mediat e botes se emergjencat shqiptare shkuan ne terren pas vullnetareve te Aulon Kalase dhe pas gazetareve dhe punonin me duar pa doreza ndersa na erdhen ekipet e specializuara nga kosova me pajisje, veshje, qen, etj. brenda 3 oresh nga tragjedia kur tanet ende nuk diheshin ku ishin? Ne terren kishe ose vullnetare, ose nga ekipet e shpetimit te minierave qe shpetuan njerez nga rrenojat, por emergjencat civile aha.
- A ka nje institut ndertimi ne Shqiperi apo ai eshte vec te beje deshmitarin e rreme per deklarimet qe do prishet teatri kombetar nga termeti? Ku ishte ky institut qysh nga 21 Shtatori kur termeti paraprak beri deme ne Durres? A ka pergjegjesi ndokush qe ky institut nuk u ndie fare per ndertesat e prishura ne Durres dhe Shkozet? Pse paguhen?
- A ka nje agjensi per planifikimin e territorit qe azhornon bemat e Dakove?
- A ka nje inspektoriat kombetar per territorin qe mos lejoje dakot te bejne lojra mes vellezerve?
- Pse Rama hezitoi te shpalle gjendjen e Fatkeqsise Natyrore ndonese mori vesh qe kishte dhjetera te vdekur?
- Pse shpalli vec nje dite me vone gjendjen e Jashtezakonshme dhe jo ate te Fatkeqsise Natyrore?
- Sa buxhet ka dhene nga fondi rezerve? Ende asgje ose po e mban sekret. Pse?
- A pati shtab per gjendjen e jashtezakonshme? Pse jo? Ligji e parashikon qe te jete Shefi i Shtabit dhe drejtuesi i Emergjencave Civile, po ketu pse nuk pati? Pse rremuje per 1 jave dhe pastaj Cuci ndyshe nga sa parasheh ligji?
- Pse 3 jave pas termetit kemi 5 formulare te ndryshem qe qarkullojne dhe jo 1 te unifikuar?
- Pse nuk vepron ligji per zyrtaret e PS qe nga Dako, Konomi, Sadriu e deri tek Qefalia qe kane shkelur ligjin dhe rrezikuar jete njerezish?
- Pse nuk veproi policia (dhe pastaj as prokuroria) per dhjetera kallzime te banoreve per ate qe hoqi muret mbajtese tek pallati 6-katesh? Pse e lane t’i hiqte kolonat tek lokali Baron?
Keto ishin disa pyetje te shpejta, por jam i sigurt qe nese nuk do kapej nga oligarket do kish edhe shume pyetje te tjera.
Dhe meqe shumica e Shqiptareve prisnin qe qeveria te ndalonte PPP-te qe po perlajne qindra miliona euro per asgje, ndersa Blushi nuk ndihet tek kjo teme, na shuaj edhe kureshtjen nese Rama-Ahmetaj-Zoto te kane paguar gje per fushaten e 2017 apo jo.