• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pacolli shpall “non-grata” shkrimtarin Peter Handke

16:15 : 11/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se e ka shpallur “Persona non-grata” në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Pacolli ka shkruar në një postim n137 FB se këtë vendim e ka marrë pasi fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që shkrimtari austriak i cili mori Çmimin Nobel për Letërsi ka marrë reagime të shumta pasi është shpërblyer nga Akademia Suedeze.

Handkes dje i është ndarë çmimi nga Akademia Suedeze.

Lexo edhe:

Spekulimet pas vrasjes së Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Pacollit

“Darka e fundit”/ Këshilltari i Pacollit zbulon detaje nga vrasja e Liridonës: Pronari serb i restorantit…

Por, ceremoninë e ndarjes së çmimit, nga afër në Sallën e Koncerteve të kryeqytetit suedez, nuk do ta ndjekë ambasadorja e Kosovës në këtë shtet Shkëndije Geci – Sherifi.
Kjo u bë e ditur nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka thënë Pacolli, ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

E në shenjë proteste, nga afër nuk do ta ndjekin edhe shumë vende të tjera.

Të pranishëm në Sallën e Koncerteve të Stokholmit, nuk do të jenë as përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje – Hercegovinës, të Kroacisë, Turqisë dhe të Afganistanit.

Ndërkohë, në shenjë proteste edhe dy anëtarë të komitetit të Nobelit, kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin, Peter Englud, refuzuan të marrin pjesë në ceremoninë e këtij viti.

Ndërkohë, në fjalimin e tij të premten, Peter Handke nga gazetarët u pyet se pse e mohoi masakrën e Sebrenicës.

Por, pyetjeve Handke u përgjigj duke thënë që tani nuk është momenti të përgjigjet në këtë pyetje.

“Kjo është një histori e gjatë. Ta tregoj këtë storie këtu, mendoj që nuk është momenti i duhur”, ka thënë Handke.

Në muajin tetor kur u bë i ditur se Peter Handke ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsi, pati reagime të shumta.

Madje, mbi 60 mijë njerëz e kanë firmosur një peticion, përmes të cilit i bëhet thirrje komitetit të Nobelit, ta revokojë çmimin i cili iu nda një përkrahësi të madh të Slobodan Milloshevicit.

Peter Handkes do t’i dorëzohet një çek në vlerë mbi 800 mijë euro.

Etiketa: HandkePacolli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spekulimet pas vrasjes së Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Pacollit

21:32 : 15/12/2023
RAJONI

“Darka e fundit”/ Këshilltari i Pacollit zbulon detaje nga vrasja e Liridonës: Pronari serb i restorantit…

09:52 : 13/12/2023
RAJONI

Pse mungoi në ceremoninë mortore të Liridonës? Behgjet Pacolli “thyen heshtjen”: E kam njohur…

20:15 : 05/12/2023
RAJONI

“Na tha se ishte sëmurë”- Këshilltari i Pacollit: Si na u afrua Murseli, kërkoi punë

16:52 : 04/12/2023
AKTUALITET

Masat e BE ndaj Kosovës, Pacolli letër Kurtit: Largohu nga grupet anti-perëndimore

20:49 : 02/07/2023
RAJONI

Pamje të rënda/ Nxirret “BMW-ja “nga lumi Lepenc, brenda saj shihen dhe viktimat

20:30 : 18/06/2023
Para

Liria e fjalës në rrezik/ Vokshi: Qeveria po kërkon t'u mbyllë gojën gazetarëve, kush denoncon krimin rrezikon burgun

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com