• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nusja 14-vjeçare tenton vetëvrasjen, arrestohen 4 persona

09:10 : 06/12/2019
në RAJONI

14-vjeçarja nga Peja ishte martuar me një djalë 23-vjeçar nga Rogova e Gjakovës. Në më pak se një muaj martesë, ajo kishte kërkuar ndarjen, por nuk e kishte përkrahur askush. Duke mos parë zgjidhje, ajo kishte tentuar të vetëvritet, duke i prerë venat e dorës. Tani, katër persona po akuzohen lidhur me rastin e martesës në moshë të hershme të së miturës nga Peja, shkruan Gazeta Express

Ishte martuar me një djalë nëntë vjet më të vjetër, por ende pa i mbushur një muaj martesë, 14-vjeçarja kishte kërkuar të ndahet nga ai. Kërkesën e së miturës nga Peja, për t’u ndarë nga bashkëshorti 23-vjeçar, nuk e kishte përkrahur as familja e vet, as ajo e burrit. Pasi babai i kishte thënë se nëse ndahet nga bashkëshorti, nuk do ta pranojë më në shtëpi, 14-vjeçarja kishte zgjedhur rrugën më të rëndë. Ajo kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e dorës, por ishte dërguar në spital dhe kishte shpëtuar.

Pas trajtimit mjekësor, të miturën e kishte pranuar familja në Pejë, ku edhe po qëndron pas ndarjes nga bashkëshorti. Edhe pse ajo u kthye në familjen e saj dhe u nda nga bashkëshorti, për martesën e saj në moshë të mitur nuk do të mbesin pa u ndëshkuar familjarët e saj dhe të ish-bashkëshortit nga Rogova e Gjakovës.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka treguar për Gazetën Express se tashmë është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarve lidhur me këtë rast.

“Për vepër penale ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç” me kallëzim penal, përveç burrit, dyshohen edhe prindërit e viktimës që kanë lejuar/pajtuar martesën e saj”, ka theksuar ai.

Lexo edhe:

Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës/ EMRI

“S’kam ku mytem…”, zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë

Graishta ka theksuar se aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Përveç ish-burrit dhe prindërve të 14-vjeçares, policia ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-vjehrrit të saj.

“PK ka ngritur kallëzim penal kundër të dyshuarve:  B.G. 1996 Rogovë për vepër penale ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”, E.G. 1975 Rogovë për vepër penale ”Dhunë në familje”,  S.B. Pejë 1983 për veprat penale ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç” dhe ”dhunë në familje”, H.C.1984 lindur në Berlin-Gjermani, me banim në Pejë, për veprat penale ”Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç” dhe ”dhunë në familje””, ka treguar Graishta.

Ish-vjehrri i së miturës, E.G., dyshohet se i kishte bërë presion asaj që të qëndrojë e martuar me djalin e tij.

Për këtë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të datës 23 nëntor kishte bërë të ditur se ai ishte arrestuar për shkak të një mosmarrëveshje, e cila më pas kishte rezultuar me tentimvrasjen e së miturës.

“Gjakovë 22.11.2019 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i kishte bërë presion bashkëshortes së djalit të tij viktimës femër K-Ashkalike (e mitur), e  cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, policia kishte bërë të ditur se i dyshuari, në këtë rast vjehrri i të miturës, pas intervistimit ishte liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Rasti në polici ishte iniciuar si vepër penale “Për bashkëjetesë me person nën moshën 16-vjeçare”, “Tentim vetëvrasje” dhe “Dhunë në familje”.

Ndërkaq për personat e moshës madhore që martohen me të mitur ka edhe ndëshkime penale të cilat përcaktohen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ky Kod Penal specifikon se personi i moshës madhore i cili lidh martesë me një të mitur të moshës 14-16 vjeçare mund të dënohet prej pesë deri në njëzet vjet./Express/

Etiketa: nusevetevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës/ EMRI

09:07 : 05/06/2025
AKTUALITET

“S’kam ku mytem…”, zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë

11:29 : 27/05/2025
AKTUALITET

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas! Një adoleshente konsumon mbidozë medikamentesh

12:23 : 23/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025
AKTUALITET

Me vello në kokë, nusja në Elbasan voton në ditën e saj të dasmës (VIDEO)

12:37 : 11/05/2025
KRONIKE

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025
Para
Viktima Artur Bresha dhe i plagosuri Artan Bresha

Atentati ndaj vëllezërve, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com