E.L në gusht të vitit 2015 ka denoncuar në polici vjedhjen e 3500 eurove në ambientet e hotelit ku ai kishte kaluar natën. Ai gjithashtu ka rrëfyer para oficerëve se menaxherja e hotelit e përdorte hotelin si bazë të shfrytëzimit të prostitucionit. Ajo i ka ofruar disa vajza të gatshme për t’i ofruar favore seksuale në këmbim të pagesës.
Mimoza Dalti është akuzuar nga prokuroria se kishte shfrytëzuar si prostitutë një vajzë që e kishte njohur brenda ambienteve të burgut 313. Sipas hetimit Dalti i ka ofruar vajzës të punojë si prostitutë pasi të largohet nga burgu. Në një vendim të para pak ditëve Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg Mimoza Daltin.