Ecuria e procesit të Reformës në Drejtësi dhe problematika që e ndjek pas, ka bërë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani të mbledhë sot në një takim konstitucionalistët, ekspertë ligjorë dhe akademikë.
Takimi ka karakter konsultativ, ka nisur në orën 11.00, ku do të diskutohet se si do ndiqet rruga për të zbatuar paketën e Reformës në Drejtësi.
Lidhur me miratimin e ligjit për vetingun i cili pritet të miratohet nga parlamenti pas ndryshimeve kushtetuese miratuar me konsensus me 22 korrik, Nishani ka thirrur gjithashtu në një takim që do të zhvillohet nesër edhe krerët e grupeve parlamentare.
Nishani tre ditë më parë tha se ka një ngërç për zbatimin e Reformës dhe për këtë arsye duhet të mblidhet tryeza e konstitucionalistëve














