Familja Lala në qytetin e Durrësit është goditur nga një tjetër tragjedi, pasi një tjetër anëtare e kësaj familje ka humbur jetën.
Fiqirete Lala pësoi infrakt në zemër dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve Fiqirete Lala pësoi infrakt pas tregjedisë që goditi familjen e saj. Ajo u operua, por nuk mundi ti mbijetonte infraktit.
8 anëtarë të familjes Lala humbën jetën nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë. Banesa e tyre u rrëzua, duke zënë poshtë anëtarët e familjes dhe vetëm 17-vjeçari Ramë Lala u nxorr i gjallë nga rrënojat.
Mjekët po e mbajnë në kontroll 17-vjeçarin nëpërmjet qetësuesve, pasi është në gjendje të rëndë psikologjike.