• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi prekës i zjarrfikësit/ Arben Cara: Ja si i gjeta nën rrënoja familjarët e mi (Video)

21:32 : 28/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Arben Cara ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij.

Arben Cara rrëfen për “ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që gjeti të vdekur nën rrënoja por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të  njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar.

Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mëndja Arben Carës.

“Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjeç u gjend në krahët e njeriut të vet, dukej sikur e mbronte. Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai.

Ka 15 vite që punon zjarrfikës, në  luftë me flakë, përmbytje, tërmete e situate të tjera të ngjashme…. pa pushim në betejë për të shpëtuar jetë njerëzish, por ky fund nëntori e ka goditur si kurrë më parë.

Lexo edhe:

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të tërmetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te Vila Palma, atje ku u shpëtua Klajdi 25 vjeçar por u nxor nga rrënojat i vdekur,  gjyshi i tij.

Ishte atje në krye të atij operacioni kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të niset drejt Thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij.

“Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me Drejtorin e Zjarrfikëseve në Durrës, na ka nisur urgjent te Hotel Palma. Kemi operuar fillimisht te Hotel Palma, duke nxjerrë trupat e një familjeje aty, dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi, si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje, dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës, për të shkuar në një ekip shpëtimi, për të ndihmuar në Thumanë”.

Kur gjendet në situate të tilla, e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jete, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë,  duhet të ketë qenë shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara  gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij.

“Për mua është një humbje shumë e madhe, dhe dhimbja është e pakufishme, por nuk ka qenë qëllim, për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim personat gjallë që ne komunikonim”.

Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat.

Me gjithë dhimbjen për familjarët e tij, e gjithë viktimat që u gjenden nëpër rrënoja, Arben Cara është i vendosur të vazhdojë me përkushtim, për ta përballuar situatën duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjenden shenja jete.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025
RAJONI

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025
BOTA

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
Para

Sërish tërmet në vend

TË GJITHA

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

16:37 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com