• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Tragjedia 9 ballë, shqiptarët në rrënojat e tërmetit, Rama në rrënojat e pushtetit

15:31 : 27/11/2019
në OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Basir Çollaku

Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vetë !

Fort i plakur tej moteve të viteve në kurriz, i krrusur nga halle shëndeti apo zgjatimet e mjekrës, si industri e falimentuar leshi, e cila më shumë e ngjason me një telashbërës të Lindjes së Mesme, sesa një ulës në karrike qeverie, Edi Rama shkon nëpër Shqipërinë e përlotur nga dhimbja, atje ku e dërgon makina dhe jo mendja.

Sigurisht ai nuk ka fije faji individual në kobin e rëndë të fatkeqësisë natyrore. Jo. Natyra u soll trishtë e vdekja nuk kurseu shumë jetë, duke kërcënuar pa ndaluar ende plot të tjera. Por…

Lexo edhe:

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

Në Thumanë dhe në Durrës, ndihma vajti frikshëm me vonesë.

Përse u deshën shumë orë për të bërë 30 minuta rrugë deri në greminën e jetës?

Kosova erdhi pranë vëllezërve të gjakut më shpejt se rrufeja. Italianë, grekë, francezë, izraelitë, rumunë, gjermanë, amerikanë, turq, kroatë, zviceranë, malazezë, maqedonas, miq nga e gjithë bota mbërritën. Erdhën shumë njerëz të dërguar nga qeveritë solidare për të ofruar gjithçka për shpëtimin e jetëve të mbetura peng mes rrënojave.

Mbështetja e madhe meriton mirënjohje, falenderime e lutje për forcë. Kjo miqësi na zbuloi dhe një trishtim. Ndihmëtarët tanë, të policisë, rendit, emergjencave civile, forcave ushtarake, kishin përkushtim hyjnor të sakrificës, bënin ecejake në prag të dhimbjes, por kishin mundësi turpëruese në infrastrukturën e mjeteve të punës. U dalluam vetëm nga kjo, ky faj i tjetërkujt, jo i tyre.

Asnjëri nga pjesëtarët e këtyre forcave nuk u mënjanua apo kursye, por vetëm rrezikoi në ekstrem për të shpëtuar jetë të ngujuara në banesat e shembura.

Mungonin në duart e tyre mjete, kamera gjeotermike, e mjaft instrumente profesionale të kërkuara në raste fatkeqësie e katastrofash të tilla natyrore.

Fondet e emergjencës u panë të firuara. Edi Rama nuk mundej të ofronte më shumë se vrenjtjen dhe replikimin me natyrën, si të pabesë në këtë ruletë fati të tështimave të tokës. Duke bërë opozitë me Zotin, u përpoq të fshihte paaftësinë e shkrehjen e mjaft hallkave për hatër të milionave të munguara në arkën e fatkeqësisë.

Gjendja e jashëzakonshme është shpallur sipas asaj çfarë u tha në mbledhjen e mëngjesit të qeverisë, ku dremitësi më i madh ishte drejtuesi i kabinetit. Pasi i kishte bërtitur Elisa Spiropalit për të ndenjur urtë, të tjerët thuajse përkundeshin nga zëri i shefit në këtë mbledhje, me më shumë propogandë se sa punë.

Gjendje e jashtëzakonshme!

Atë e kanë shpallur mbarëshqiptarët në gjithë globin. Kudo ndodhen. Lot, dhimbje, ndihma të shumta kanë vërshuar prej tyre në vatrat e tragjedisë.

Gjendja e jashtëzakonshmë është shpallur nga Natyra. Mbi 300 lëkundje sizmike, potencial rreziku vrasës në 24 orë, nuk quhen në asnjë gjuhë të botës Gjendje e Zakonshme. Por propoganda këtë herë kapitulloi para Zotit. Njeriu në krye të qeverisë u tradhëtua nga fati. Nuk mundet të bëjë në këtë ditë morti as më të paktën punë të marrë në dorë, të paguajë faturën e natyrës, siç ligji dhe njerëzit kanë vendosur.

Doli në sabah duke rrëfyer se me të kishin folur liderët boterorë, shfrytëzoi sjelljen e tyre humane, a thua e zgjodhën atë për meritë të tij, ngaqë nuk kishin alternativë tjetër. Harroi me keqdashjen e një mllefi të rëndomtë, të falenderonte Kryeministrin e Kosovës, sepse ndihmën e parë 500 mijë euro dhe një karvan forcash speciale në kohë dhe përmbajtje mahnitëse, nuk e bëri shoku i tij Thaçi, por kreu i qeverisë në detyrë Ramush Haradinaj. Mirënjohje Ramush. Ani se duke hargalisur kujtesën me Thaçin dhe Vuçicin, Rama, mendon se merr vlerësim të lartë, atje ku varet poshtë. Në arkën e emergjencës bën rikoshet plaçkitja. Aty përplasen zbuluar fatura PPP-sh, stadiumesh, kullash, tenderash, avionësh. Xhepat e tyre janë pengu. Nuk ka shlyer as detyrimet e fatkeqësive të muajve të shkuar, as të dy viteve më parë. Ka borxhe të vjetra, të cilëve u mbivendos të rinjt dhe pikëllohet më fort nga lakmia se fatkeqësia.

Mban ndezur kamerat pas vetes dhe falenderon qeveritë e huaja. Ata e meritojnë përgëzimin mirënjohës. Edhe trupat shqiptare pafundësisht po. Pasi mendon të marrë ndihma nga partneret, mbështetur në financime, të cilat s’i ka vetë, shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme, sepse fondet e munguara kanë fluturuar në adresa babëzie me firmën e tij. Kishte bërë këto orë zi një plan demek të bardhë për ndihma, strehim, investim, mirëmbajtje, ushqim, trajtim. Ka bërë mirë. Bëni kujdes. Janë disa kontrata drejt të cilave ai po hedh shumë më tepër vëmendje se drejt jetëve. Ka përcjellë dhe adresën e tij qeveritare, si destinacion ku duhet të vijnë paratë e dhuruara nga kushdo në faqe të dheut, për të ndihmuar njerëzinë e dëmtuar. Po ngre dhe komisionin e ndarjes së punëve me rradhë. Por ky njeri duhet mbikqyrur. Duhet transparencë për çdo qindarkë, sepse kemi të bëjmë me një njeri identikit i “Trekëndëshit të Bermudes”, kur takohet me paranë dhe pronën, jo me një shtetar serioz, pavarësisht tragjedisë që ka përballë. Nuk e fajësojmë, thjesht kujtojmë dhe rendisim bëma konkrete, kaluar nëpër firmën e tij.

Për ngjyrën e paduhur të fatit, i vetmi, që nuk bën punën në këto ditë tragjedie, është ai, fatkeqësisht i vënë në krye të punëve. Ai është gjendja më e jashtëzakonshme që na ka rënë për pjesë, falë mëkateve të shtresëzuara prej dy dekadash. Sot e shohim se shqiptarët janë në rrënojat e tërmetit, ndërsa Edi Rama në rrënojat e pushtetit, të cilin e ka ndarë me banditë, trafikantë dhe oligarkë./shijaktv.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025
BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
AKTUALITET

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025
AKTUALITET

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025
Para

Prekëse/ Forcat rumune gjejnë nën rrënoja nënë e bir të kapur për dore

TË GJITHA

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com