Një 30-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi Apeli e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”. E arrestuara Migena Kajolli, banuese në Fier, është dënuar me 9 vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, ndërkohë që ka qenë nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Pas ankimit të çështjes, Apeli vendosi dënimin me 9 vite burgim dhe policia bëri arrestimin e 30-vjeçares.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen: Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier. Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda’. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia.
Sipas akuzës, janë 9 raste mashtrimesh të kryera nga Migena në bashkëpunim me bashkëshortin dhe një njeri të afërt të saj, duke marrë shuma të konsiderueshme parash. Skema që përdorej nga autorët ishte thuajse e njëjtë, ata premtonin vende pune në kompani të huaja që operojnë në vend, kryesisht nafte, dhe në kërkim u merrnin shuma parash ‘viktimave’. Këta të fundit, kur kuptonin se kishin rënë pre e mashtrimit, i drejtoheshin policisë.
“Boldnews” sjell dosjen e prokurorisë për çështjen në fjalë ku e pandehura Migena Kajolli është përfshirë në mashtrim.
Rasti 1
Sipas hetimeve: Nga terësia e provave shkresore të administruara gjatë gjykimit, rezulton se, ne daten 22.08.2017 ne Drejtorine e Policise Fier eshte paraqitur kallzuesi –, banor i lagjes “24 Maji” te qytetit te Vlores, i cili ka dhene kallzim kunder te pandehures ——–, banore e qytetit te Fierit per faktin se, ne qytetin e Fierit tek nje fallxhore me emrin Drita eshte njohur me shtetasen –, e cila punon prane nje firme kanadeze ne Fier, si ekonomiste. Pasi kane shkuar disa here me radhe, ne vitin 2017 tek fallxhorja me emrin Drita, jane takuar me — dhe Migena i ka afruar ndihme kallzuesit per nenen e tij, pasi eshte invalide. Migena u ka thene se per regjistrim duhet qe mamaja te paguaje shumen prej 1.200 euro, certifikata familjare dhe fotokopja e kartes se identitetit, ndërsa per çdo person te familjes duhej te paguante shumen prej 380 euro me qellim, tu siguronte nje pension dhe nje rroge mujore. Me te pandehuren — kane mbajtur kontakte me numrin e saj 06***35622. Pasi i kane dhene shumen prej 1.960 euro, kallzuesi ka mbajtur kontakte telefonike me te pandehuren –,ku bisedonte per proceduren e pagesave. Me pas kallzuesi ka filluar te dyshoje se ka qene viktime e mashtrimit dhe eshte paraqitur ne polici dhe ka dhene kallzim penal.
Sipas kursit te kembimit valutor per daten 08.06.2017, i cili ka qene 133.79 leke, shuma e 1.960 euro konvertohet ne 262,228.4 leke.
Rasti 2
Ne daten 24.08.2017, ne Drejtorine ePolicise Fier eshte paraqitur kallzuesja –, banuese ne Fier, e cila ka kallzuar se ne vitin 2017, tek nje fallxhore ne qytetin e Fierit me emrin Drita eshte njohur me te pandehuren –, e cila e kambiemrin e vajzerise Malokaj dhe konkretisht ka shkuar ne daten 22.05.2017 eshtë shoqeruar me nje shoqen e saj te quajtur Klejda D. E pandehura Migena e ka pyetur kallzuesen se ku punonte dhe kallzuesja i ka treguar se ku punonte, ndersa —————– i eshte prezantuar se punonte ne kompanise “S” kompani nafte. Migena i ka thene kallzueses se kishte tre vende te lira pune dhe se per ta punesuar tek kjo kompani duhej te duheshin 4.000 euro, por si fillim duhej te paguante 2.000 euro. Kallzuesja i ka thene se nuk i plotëson 2.000 euro dhe Migena i ka thene qe “dakort 1.000 euro do ti ve une nga xhepi dhe kur te marresh rrogen mi kthe”. E kane lene te takoheshn tek lokali “Lamur” dhe Migena ka shkuar tek lokali menje automjet veture Toyota me ngjyre gri me targa shqiptare. Kallzuesja ka qene e shoqeruar edhe me babain e saj N.Y. dhe ka qene data 23.05.2017. Atje i ka dhene shumen 1.000 euro dhe dokumentat. Te nesermen date 24.05.2017, Migena e ka marre ne telefon kallzuesen dhe i ka thene qe cdo gje ka shkuar mire dhe se do ta merrnin ne telefon per te filluar pune, si dhe i ka thënë se nëse kishte ndonje shoqe tjeter per ta punesuar ta lajmeronte që ta rregullonin. Ne diten ne vijim kallzuesja i ka dhene Migenes nje certifikate familjare dhe vertetim banimi. Me pas kallzuesja ka tentuar ta marre ne telefon te pandehurën -n, por ajo embante te fikur telefonin celular.
Shtetasi N.Y eshte interesuar dhe ka identifikuar babain e -t shtetasin S.M. Per problemin e lekeve, shtetasi S.M. e ka cuar N. tek bashkëshorti i saj shtetasi –, i cili ka nje bar kafe tek Zogu i Zi ne Fier. Pasi ka biseduar me F., ky i fundit i ka thenë që per tre dite të shkonte të merrte leket, por pa S.. N. nuk ka shkuar, por vajza e tij L. kishte komunikuar ne telefon me Migenen dhe ajo i kishte thene se do ti japte leket ne daten 02.08.2017, por nuk ja ka kthyer. Duke u bindur se eshte mashtruar, kallëzuesja Leonora Ymeraj eshte paraqitur ne polici dhe ka dhene kallzimin penal se bashku me babain e saj.
Kallzuesja L.Y. i ka dorezuar oficerit te policise gjyqesore nje fotokopje te nje deklarate te perpiluar me shkrim dore, e nenshkruar nga kallzuesja dhe shtetasja G.K., sipas te ciles eshte shkruar permbajtja se i ka marre shtetases L.Y., ne daten 22.05.2017 shumen prej 1.000 euro ne forme huaje, te cilen do tja kthente per tre muaj ne daten 22.08.2017.
Sipas kursit te kembimit valutor per daten 23.5.2017, i cili eshte 134.60leke, shuma prej 1.000 euro konvertohet ne 134.600 leke.
Ne baze te shkreses Nr.0584, date23.10.2017 te kompanise “S” rezulton se shtetasja — nuk eshte punonjese e kësaj kompanie dhe as figuron ne regjistrat e saj të punonjesve per periudhat perpara vitit 2017, e rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë funksion ne këtë kompani.
Rasti 3
Ne daten 24.05.2018 eshte paraqitur ne policine gjyqesore te Drejtorise Vendore te Policise Fier kallzuesi — banor i lagjes 15 tetori Fier, i cili ka dhene kallzim kunder te pandehurve – dh eMigena Kajolli, per vepren penale te “Mashtrimit”, te parashikuar nga neni 143 i K.Penal.
Sipas kallzuesit –,ne muajt Mars-Prill te vitit 2016, ai dhe bashkëshortja e tij jane njohur mes htetasit – dhe — ne dyqanin qe kane ne lagjen “Apollonia”, Fier, dyqan ne te cilin bashkëshortja e kallëzuesit tregton ene kuzhine.
E pandehura — i kakerkuar bashkëshortes se kallzuesit qe ti gjente disa punetore per nje firmeprivate KDY, e cila ishte firme Kanadeze. Migena u ka thene se duhej te paguante 9.000 (nente mije) leke per person dhe 3.000 (tre mije) leke per noterin ,me qellim qe te regjistroheshin. Pas kesaj bisede, kallzuesi — i ka dhene shtetases — shumen prej 600.000 (gjashteqind mije)leke, per pesedhjet persona. Pas disa kohesh, e pandehura – i ka thene se kishte edhe ajo nje liste me 200 punetore dhe te paguante kallëzuesi dhe leket do tja jepte me pas. Kallzuesi — i ka dhene kallzueses shumen prej 1.800.000 (njemilion e teteqind mije) leke.
Me vone e pandehura — i ka kerkuar kallzuesit edhe 500.000 (peseqind mije) leke te reja me pretekstin se kishte shtruar mamane nga zemra, shume te cilen kallzuesi ja ka dhene. Pasika mare kete sasi lekesh, e pandehura — shkonte here pas heretek dyqani i kallzuesit, duke i thene se leket do ti marresh pasi ne kete loje jane futur edhe politikane. Ne disa raste tek dyqani i kallzuesit ka shkuare dhe i pandehuri –, i cili i ka marre nje here shumen prej1.100.000 (njemilion e njeqind mije) leke te ndara ne dy keste 500.000 dhe600.000 leke. Kestin e lekeve prej 600.000 kallzuesi ja ka dhene te pandehurit — kur kane qene tek Autogrili ne Fier. Ketyre shtetasve u kane dhene ne total shumen pej 14.800.000 leke ne kohe te ndryshme. Ne total sasine e lekeve kallëzuesja ka dhene ne periudhen 2016 deri ne Prill 2017.
Shumat e lekeve te dhena te pandehurve — dhe –, kallzuesi i kishte siguruar nga puna e tij ne emigracion Greqi, nga aktiviteti i tij privat, si dhe nje shume prej 4.100.000 (katermilion e njeqind mije) leke ja kishte marre borxh vellait te tij. Ne disa raste leket i ka terhequr ne banke. Pasi ka kuptuar se po mashtrohej nga te pandehurit — dhe –, kallëzues ika nderprere dhenien e lekeve. Kallzuesi u ka kerkuar leket atyre, por — nxirrte lloj-lloj justifikimesh dhe i premtonte se do ti blinte nje shtepi dhe nje dyqan. Gjate periudhes se marredhenies se tyre, kane komunikuar me numrat e telefonave celulare ***, ***, ***, ***, ***,***, ***, ***, ***, ndersa kallzuesi ka ne përdorim numrin ***.
Ne total Migena dhe — u kane marre me mashtrim shtetasve – dhe –, konkretisht A.K. 13.000.000 leke, ndersa Al.K. shumen prej 1.800.00 leke dhe ne total, 14.800.000 leke.