• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Venecia apo në Pescara? Dilema e Ambasadës Amerikane

11:06 : 21/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qëndrimi i ambasadës amerikane për Gjykatën Kushtetuese ka sjellë pakënaqësi te qytetarë të shumtë. Ambasada sugjeroi këtë të enjte që për zgjidhjen e ngërçit në Kushtetuese të japë opinion “Komisioni i Vencias”. Por, për shumë qytetarë, ky qëndrim është një shërbim që po i bëhet kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi, postuar dhe në faqen zyrtare në FB, ambasada shprehej për “kalimin e topit” te Venecia. “Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”, shkruhet në reagim.

Komentet

Shumica e reagimeve në komentet e postimit të ambasadës, shprehen kundër këtij qëndrimi të selisë diplomatike. Shumë syresh deklarojnë se me këtë reagim, ambasada po i vjen në ndihmë kryeministrit Edi Rama dhe se po punon në mbrojtje të tij. Në komente, i kujtojnë ambasadës se si ka heshtur për shumë skandale të qeverisë.

Të tjerë kërkojnë ardhjen e ambasadores së re amerikane në Tiranë Yuri Kim, ndërsa shprehen se aktualisht, selia diplomatike është e mbushur me “ushtarë të Sorosit”.

Lexo edhe:

Takimet e përfaqësuesit të ambasadës amerikane me bizneset/ Detaje

Nuk mungon as ironia në komentet e qytetarëve. Dikush shprehet: Ta çojnë në komisionin e pescaras me mirë!

Një ndër komentuesit është edhe gazetari Dritan Kaba, i cili shprehet se “çuarja e zgjedhjes së anëtareve te Gjykatës Kushtetuese në Venecia është shtyrja e ngritjes së saj në kalendat greke”.

“Pse duhet çuar tek Komisioni i e ecias kur ju nuk pyetet dhe dhate autorizimin e turpshem per zgjedhejen e Prokurores se Pergjithshme me 69 vota ne kundershtim me rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe nuk hetoi asnje nga çeshtjet e korrupsionit as te vjedhjeve te votave por vetem liroi nga burgu kriminelet me te rrezikshem te Shqiperiae edhe te njohur edhe nderkombetarisht per “bemat” e tyre. E di si me gjami, nuk keni asnje ndryshim me ato palo diplomate qe akuzojne Presidentitn Trump pa asnje fakt. Jeni i njejti gatim i peshtire qe te ben te vjellesh. Mos u mundoni te kujtoni se ju num do beheni shembull. Shume shpejt do jeni nje soj si Volker etj. Njerez qe shisni moral dhe jeni mes orgjie, ja keto jeni! Nuk ka femije ne kete vend qe nuk e di qe Komisioni i Venecias eshte nje organ keshillues qe nuk eshte marre asnjehere nga keta rilindas edhe “juristet” tuaj rekomandimet e tij. Çfare mund te thoni per ligjin e pronave?! Çfare mund te thoni per parashikimin e sakte qe kjo loje e vetingut do bente te mundur kapjen e organeve te reja drejtuese si KLP, KED dhe KLGJ ashtu edhe prikurorin e pergjithshem nga mafia ne pushtet? Jo nuk flisni! Çuarja e zgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese ne Venecia eshte shtyrja e ngritjes se saj ne kalendat greke. Nderkohe qe sipas informacioneve tuaja do ngrihej ne korrik”, shkruan ai.

Reagimi nga Presidenca

Presidenca reagoi menjëherë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë kërkoi që situata në Gjykatën Kushtetuese të zgjidhet me një opinion të Komisioni të Venecias.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi deklaroi  se ‘tymi i Venecias’ është turpi më i fundit i një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet: ”Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”.

“Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan, shton, dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. 

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.  Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës. Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shprehet Blushi në reagimin e tij.

Etiketa: ambasda amerikane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimet e përfaqësuesit të ambasadës amerikane me bizneset/ Detaje

14:59 : 29/09/2023
Para

Kushtetuesja, ja me kë do takohet Presidenti Meta sot

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com