Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një përplasjeje në qendër të qytetit të Napolit, ku dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri.
Ngjarja u shënua në qendrën historike të qytetit, “Vico delle Nocelle”. Viktimat, të identifikuar tashmë nga policia, janë Ciro Marfe, 25 vjeç dhe Salvatore Esposito 32 vjeç. I plagosuri është Pasquale Amodio 40 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë për dyshime në lidhje me bandat kriminale, të cilat konkurrojnë përmes aktiviteteve të paligjshme në territorin e qyteti.