• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari i Apelit Durrës që liroi Lulzim Berishën del para KPK-së, ja skeda e pasurisë së Arben Vrionit

20:33 : 19/11/2019
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni do të përballet të mërkurën më 20 nëntor me Komisionin e Pavar të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Vrionin përbëhet nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko.

Arben Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe ka punuar për gati dy dekada në Gjykatën e Elbasanit si gjyqtar, nënkryetar dhe kryetar. Në vitin 2016, Vrioni u zgjodh përmes një dekreti të Presidentit të Republikës gjyqtar në Apelin e Durrësit, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Në dhjetor 2016, Vrioni u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë pas vendimit të debatueshëm të një trupe gjyqësore të drejtuar prej tij për lirimin e parakohshshëm të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.  Hetimi i prokurorisë u pushua megjithatë pa asnjë rezultat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Arben Vrioni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Lexo edhe:

Shkarkohet nga KPK gjyqtari që po gjykon Shullazin (EMRI)

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Vrioni zotëronte pasuri me vlerë 10.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit rezulton të jetë rritur me 3 herë, duke kapur vlerën e 30.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 10.4 milionë lekë pasuri të patundshme, 16.5 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 1.7 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 70.5 milionë lekë. Rreth 50% e të ardhurave kanë si burim një bursë studimi të vajzës së subjektit si dhe punësimin e saj në Shtetet e Bashkuara. Paga për shkak të funksionit zë rreth 23% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortes 11%.

Familja Vrioni ka siguruar gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurive të patundshme në masën 7% dhe nga trashëgimia në masën 5% të totalit. Dhuratat nga familjarët zënë një përqindje më të vogël.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, dy prej tyre rezultuan me probleme.

Subjekti Arben Vrioni rezultoi me pasuri të pajustifikuar në vitet 2009 dhe 2010, përkatësisht në shumat 3.9 milionë lekë dhe 1.9 milionë lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsumit vjetor. Gjatë këtyre dy viteve, subjekti ka mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Britaninë e Madhe, të deklaruara në vlerën 43 mijë Pound.

Në vitin 2009, subjekti deklaron se ka marrë hua nga baxhanaku në SHBA 25 mijë Pound, para këto të derdhura për llogari të vajzës për studime në Uells. Megjithatë, është e paqartë nëse llogaria e vajzës është përdorur për shlyerjen e shpenzimeve të shkollimit apo jo.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një depozitë prej 26 mijë dollarësh të deklaruar në vitin 2003, me burim “dhuratë nga nëna”.

Gjithashtu në vitin 2009, subjekti ka deklaruar një depozitë prej 1.3 milionë lekësh me burim nga kursimet e vitit 2008 dhe 2009, pa përcaktuar sipas detyrimit ligjor shumat e kursyera në secilin prej viteve.

 

 

Etiketa: arben vrioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkohet nga KPK gjyqtari që po gjykon Shullazin (EMRI)

13:32 : 22/11/2019
Para

VIDEO/ Ja si manipulohen votat në zgjedhjet e PS-së, reagon Paloka: Ju është bërë rutinë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet