Astrologia e mirënjohur Meri Shehu ka bërë parashikimin e yjeve për ditën e sotme. Ndër të tjera, në një status në rrjetet scoiale, Shehu shkruan se personat që u përkasin shenjës së Binjakëve do t’I japin fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Më pas, astrologia shkruan se të gjitha shenjat e horoskopit do të keën refletime, ndërsa shigjetari do të përballet me një grup miqsh dhe bashkëpunëtorësh që kanë rritur kërkesat ndaj tyre.
Parashikimi i bërë nga Meri Shehu:
Dashi-Java fillon me një problem në një bashkëpunim apo marrëdhënie personale. Do ju duhet të ndani mendjen në një raport të vështirë.
Demi-Një plogështi dhe paqartësi energjie që do shoqërohet me çështje të ditës të lodhshme dhe ndonjë problem pune apo mos takim me një person te dashur.
Binjakë-Do i jepni fund përfundimisht një marrëdhënie e cila ju kujtoj se keni mundësi të arrini diku por që ju nuk mundet ta menaxhonit me sukses.
Gaforrja-Do dilni sot nga shtëpia apo ambienti juaj duke kuptuar që keni bërë gabim që keni ndenjur kaq kohë me mendimin se aty ishit të mbrojtur.
Luani-Dita e sotme do ju kujtojë se keni patur një periudhe të vrullshme por jo ajo që duhej në komunikim apo në arritjen e planeve.
Virgjëresha-Ka shumë mundësi të kuptoni pjesën më te dobët të çështjeve tuaja ekonomike dhe të ndjeheni të lodhur pas një periudhe ku u morët shumë me këtë problem
Peshorja-Ditët ku ju u përpoqët të bënit gjithçka për të mbajtur afër një person apo një lidhje po mbarojnë dhe tani e vërteta do ju shpaloset ashtu siç është.
Akrepi-Mjaft vepruat në fshehtësi apo në një mënyrë jo shumë te dukshme dhe të forte për ju. Po vjen momenti te tregoni hapur dhe me forcë preferencat tuaja.
Shigjetari-Bashkëpunëtorët apo miqtë që deri tani ju dhanë disa përkrahje do largohen dhe do kthehen me kërkesa të forta ndaj jush. Përgatituni për një periudhe me përballje.
Bricjapi-Nuk do këtë më çaste të dobëta në mënyrën se si e keni drejtuar apo menaxhuar një pune apo marrëdhënie. Tani do ju kërkohet llogari
Ujori-Me sot mbaron periudha ku ju prisnit ashtu edhe kështu ndonjë lajm në lidhje me karrierën apo çështjet e rëndësishme familjare. Tani do vendosni dominancat tuaja.
Peshqit-Mund te shpenzoni edhe sot kohe për veten tuaj duke lëvizur dhe shpenzuar energji. Se shpejti do futeni nën kontrollin e rreptë të Marsit në Akrep.